Flash

Mateo Retegui, i panjohuri i Tigre tani kushton 20 milionë euro: babai menaxher takohet me Eintracht e pret Inter

Lapsi.al 28 March 2023
Mateo Retegui, i panjohuri i Tigre tani kushton 20 milionë euro: babai

Sa pretendentë për Mateo Reteguin! Shpërthimi i pabesueshëm i sulmuesit italo-argjentinas me Italinë, me dy gola në dy ndeshjet e para kundër Anglisë e Maltës, ka prodhuar një listë të gjatë të të interesuesve. Sulmuesi është në qendër të vëmendjes së klubeve në Itali, por edhe jashtë saj. E Carlos, babai-menaxher, mbërriti në Evropë të hënën për të dëgjuar ofertat nga klubet e ndryshme.

Së bashku me të birin - siç raporton Corriere della Sera - ai ka folur me drejtuesit e Eintracht Frankfurt. Më pas kanë dëgjuar edhe ata të Bayer Leverkusen. Bundesliga avancon për Mateo Retegui, por jo vetëm gjermanët. Edhe Premier League po e thërret. West Ham, i pakënaqur nga Scamacca, ka kërkuar tashmë informacion. Por Mateo, në pronësi të Boca Juniors në huazim te Tigre, ëndërron Italinë. Ndaj në Argjentinë e japin Interin si favorit në garën për lojtarin e lindur në vitin 1999. Zikaltrit në fakt kanë lëvizur muaj më parë, para të gjithëve, duke e mbikqyrur në Argjentinën ku luan bashkë me Colidio, interisti në huazim. E kështu, Marotta ka marrë kontakte me babanë Carlos për ta veshur lojtarin zikaltër.

FOKUSI ZIKALTËR

Në Napoli dhe në Maltë, për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2024, ishte prezent zëvendësdrejtori sportiv i Interit, Baccin. Ai e pa nga afër Mateo Retegui, duke sjellë më shumë se përgjigje pozitive. I ati Carlos tani po planifikon gjithashtu një takim në Milano me drejtuesit e zikaltërve, të cilët dëshirojnë të sjellin lojtarin në Appiano si alternativën e parë për Lautaro Martinez, në vend të Correa.

PROBLEMI I TRANSFERIMIT

Megjithatë, ky nuk është një operacion i lehtë, jo vetëm për shkak të konkurrencës së fortë. Të interesuar janë Milani dhe Lazio, por edhe Atletico Madrid. Pastaj nuk duhet harruar se do të ketë një marrëveshje me dy klube. Tigre, ku është i huazuar deri në dhjetor, tashmë ka njoftuar se do të blejë 50% të çmimit të tij nga Boca Juniors për rreth 2.1 milionë euro. Vlera e Mateo Retegui tani është rreth 15-20 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI