Flash

Roma, grumbullimi e penaliteti: Mourinho mbetet edhe vitin e ardhshëm

Lapsi.al 28 March 2023
Roma, grumbullimi e penaliteti: Mourinho mbetet edhe vitin e ardhshëm

Një vend në Champions League për tu arritur, një Europa League për t'u fituar, por që tani shihet drejt së ardhmes. E të gjitha të dhënat çojnë në qëndrimin e Josè Mourinho. Roma tashmë po vendos themelet e para për sezonin e ardhshëm. Duke filluar nga selia e grumbullimit, e cila nuk është aspak e rastësishme. Janë bërë kontakte të shpeshta për të rikthyer ekipin në Algarve korrikun e ardhshëm. Pikërisht destinacioni portugez në oqean ku verdhekuqtë kanë punuar në dy sezonet e fundit. Aty është zgjedhur edhe vendgrumbullimi gjatë pushimeve të Kupës së Botës. Një marrëveshje që në të kundërt do të kushtonte një penalitet të rëndë.

Ndaj edhe vendimi për të vazhduar me Special One, për të respektuar vitin e fundit të kontratës, duket se tashmë është i marrë. Të paktën derisa të vërtetohet e kundërta. Kështu, sepse sezoni tani po fillon dhe muaji prill premton të jetë vendimtar.

Shtatë ndeshje në katër javë që do të mund të japin një sinjal thuajse vendimtar për mundësinë e përfundimit në katër të parët. Sidomos, duke qenë se dy ndeshjet e fundit të muajit do të jenë kundër Atalantës dhe Milanit. Dy skuadra kundërshtare të drejtpërdrejta për Europën që ka rëndësi.

Lexo më tej: Video/ Gazetari Trevisani bën ‘leckë’ Mourinhon: “Të ikë nga Roma? Po kush e merr atë, është një bllof!”

Në një program që nis ndaj Sampdorias, ndeshje që Mourinho nuk do ta drejtojë dot nga pankina, i skualifikuar, por në të cilën spikat mbi të gjitha impenjimi i dyfishtë i çerekfinaleve të Europa League me Feyenoord.

Pas suksesit në Conference League një vit më parë, arritja në një tjetër gjysmëfinale ndërkombëtare do t'u jepte Friedkins siguri të mëtejshme për konfirmimin e Special One. Thelbësore pasi tashmë kanë rezervuar selinë me pamje nga oqeani për verën e ardhshme.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI