Flash

Të shtëna armësh në Shkodër, alarmohet policia

Lapsi.al 28 March 2023
Të shtëna armësh në Shkodër, alarmohet policia

Të shtëna me armë zjarri raportohen të jenë dëgjuar mbrëmjen e kësaj të marte në Shkodër. Burime paraprake  bëjnë të ditur se persona të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të një banese. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në afërsi të by pass-it, në lagjen Guerrile në Shkodër. Të dhënat janë paraprake, por nuk flitet për persona të lënduar.

"Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër. Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes" - thuhet në njoftimin e policisë në Shkodër. /LAPSI.al

 

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI