Flash

Video/ Zhegrova nuk mjafton, Kosova nuk mund dot as Andorran: komplikohet pas dy ndeshjesh për Giresse

Lapsi.al 28 March 2023
Video/ Zhegrova nuk mjafton, Kosova nuk mund dot as Andorran: komplikohet pas dy

Nëse barazimi në Izrael ishte një pikë e fortë, ajo kundër Andorras në Prishtinë është një dështim i vërtetë. Kosova nuk shkon më shumë se 1-1 kundër Andorras në ndeshjen e dytë kualifikuese drejt Euro 2024, duke e komplikuar pothuaj menjëherë çështjen kualifikim. Tekniku Alain Giresse u përplas pas murit difensiv të miqve, që e theu vetëm Zhegrova. I futur në fillimin e pjesës së dytë, Zhegrova zhbllokoi rezultatin në minutën e 59'. Cështja është se Rrahmani e të tjerët u befasuan pas vetëm dy minutash. Rosas Ubach barazoi rezultatin, duke e lënë teknikun francez tani -4 nga Zvicra e Rumania. Më keq nuk mund të bëhej.

Giresse la Zhegrovën në pankinë për të freskuar skuadrën që barazoi në Izrael. Në krah të Muriqit e Rashicës ishte Arbër Zeneli, por që nuk u ngjit në nivel. Kosova iu afrua rrallëherë portës kundërshtare, në 45 minutat e para, pavarësisht se kishte kontrollin e plotë të lojës. Kështu, tekniku hodhi sytë nga pankina, duke provuar me kartën Zhegrova. Sulmuesi ishte dehës me driblimet në shpejtësi dhe në minutën e 59 kaloi Kosovën në avantazh pas një aksioni spektakolar. U duk se gjithcka përfundoi aty, por jo për andorranët që kthyen ekuilibrin pas dy minutash. Një pasiguri difensive në zhvillimin e një goditje dënimi i dha mundësinë Rosas Ubach të barazonte.

KUALIFIKIM I KOMPLIKUAR PAS 180 MINUTASH

Dardanët u hodhën të gjithë përpara në kërkim të golit të fitores, por u ndeshën në mbrojtjen e kujdesshme mike. Cdo tentativë e sulmuesve kosovarë u ndal nga portieri Alvarez, edhe pse duhet thënë se nuk bëri ndonjë mrekulli. Shifrat nuk ndryshuan deri në fund të ndeshjes dhe takimi u mbyll në 1-1. Rezultat i njëjtë me atë kundër Izraelit në debutim, por me shije krejt tjetër. Dy pikë pas dy ndeshjes për Giresse në Grupin I dhe -4 menjëherë nga dy skuadra si Zvicra e Rumania, fituese edhe në ndeshjet e dyta. Kualifikimi bëhet shpejt i përpjetë për Kosovën.

[video width="768" height="360" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2023/03/zhegrova.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI