Flash

Meta: Këlliçi jep zgjidhje për problemet e kryeqytetit

Lapsi.al 29 March 2023
Meta: Këlliçi jep zgjidhje për problemet e kryeqytetit

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me banorë të zonës së Saukut. Teksa u njoh me problematikat e tyre, Meta tha se 14 maji do të jetë dita që do të kthejë Bashkinë e Tiranës në shërbim të qytetarëve.

Kreu i Partisë së Lirisë u shpreh se plani i kandidatit të opozitës Belind Këlliçi është një nga arsyet pse ai duhet votuar, pasi jep zgjidhje për një sërë problemesh që ka kryeqyteti sot.

Teksa krahasoi listën e Këshillit Bashkiak të propozuar nga koalicioni ‘Bashkë Fitojmë’ ai tha se ajo është si nata me ditën me atë të palës tjetër që është e mbushur me drejtorë që duhet të shkojnë në SPAK.

Kreu i Partisë së Lirisë garantoi banorët e Saukut se këshilltarët e Partisë së Lirisë dhe opozitës do të jenë zëri tyre në parlamentin e qytetit për ta sjellë Bashkinë e Tiranës më afër qytetarëve.

Të këshilluara

Princ Harry sulmon pallatin mbretëror

Princ Harry nuk do të heshtë më. Duka i Sussex nuk u përmbajt në një deklaratë të dëshmitarit të paraqitur si pjesë e çështjes së tij ligjore kundër Associat...

14:50

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI