Flash

Oferta/ 5 mijë lekë për votën e pensionistëve në 14 Maj

Lapsi.al 29 March 2023
Oferta/ 5 mijë lekë për votën e pensionistëve në
Tradita e do që sa herë ka zgjedhje, qeveria hap thesin. Ulen taksat, rriten rrogat, falen gjobat, dhurohen leje legalizimi, mbyllen gropa dhe inaugurohen rrugë. Në fushatën e 25 Prillit u dorovitën edhe paratë e tërmetit, ndërsa në prag të nisjes së fushatës për 14 Majin, Rama premtoi shpërblim 5 mijë lekë për pensionistët. Por gazetarët që ishin paraqitur në konferencë i kujtuan kryeministrit se akte të tilla katër muaj para zgjedhjeve ishin të ndaluara nga Kodi Zgjedhor. Sepse shpërndarja e shpërblimeve në prag të zgjedhjeve konsiderohet si blerje e votës nga qeveria dhe duke qenë se kjo nuk është hera e parë që ndodh, ligji e ndalon. Ndalimi i ligjit e zuri në befasi kryeministrin, i cili në vend se të kërkonte detaje për të marrë një vendim brenda kornizave ligjore, shfaqi një kokëfortësi të pazakontë për t'u dhënë para pensionistëve sa më parë. I vendosur për t'i shpërndarë këto para sa më shpejt, Rama e quajti ligjin një "kinezëri" që nuk do ta ndalonte.
"Ne nuk mund tu themi pensionistëve që nga taksa e jashtëzakonshme që mblidhet tani në fund të marsit ju nuk mund të merrni gjë se janë ca zgjedhje vendore dhe do prisni 4 muaj, se kështu kanë vendosur së bashku partitë në ato kinezeritë e tyre për të bërë sisteme që janë të panjohura në botë” u shpreh ai.
Përgjigjia e nxorri zbuluar kryeministrin, i cili me këmbënguljen e tij provoi se koha kur duhet të shpërndahen këto para është vendimtare. Shpërblimi duhet të jepet para zgjedhjeve. Dhe nëse ligji bëhet pengesë, ligji është kinezëri. Në orët e pasdites, kreu i qeverisë i është rikthyer të njëjtës temë. është tërhequr nga përgjigjia arrogante që dha paradite, për të dalë tek një interpretim i ri. Kodi Zgjedhor sqaroi Rama, e ndalon shpërblimin katër muaj para zgjedhjeve parlamentare, jo katër muaj para zgjedhjeve lokale. “Neni që ndalon rritjen e pagave 4 muaj para zgjedhjeve lidhet me zgjedhjet politike” ka shkruar mes të tjerash kreu i qeverisë, duke gjetur kleçkën që e shpëton nga ndalimi i Kodit Zgjedhor. Mesazhi më poshtë në Twitter: Interpretimi i ri që i ka bërë Rama Kodit Zgjedhor e shpëton atë nga penalizimi, por e ndryshon qëllimin e shpërndarjes së parave për pensionistët. Është e qartë se këmbëngulja për t’ia futur pensionistëve në xhep ato 5 mijë lekë, nuk buron nga dhembsuria për gjendjen e tyre ekonomike, por nga dinakëria e atij që kërkon të blejë 4 vjet pushtet me 5 mijë lekë. Në raste si këto, kur ishte vetë në opozitë, Rama kishte një këshillë për qytetarët: Merruni paratë se janë tuajat, merrini dhe kthejani shuplakën e votës pushtetit, që kërkon t’ju mbajë peng duke ju trajtuar si skllevër!

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI