Flash

Pse nuk viziton krerët e UÇK në Hagë/ Kurti u përgjigjet akuzave

Lapsi.al 29 March 2023
Pse nuk viziton krerët e UÇK në Hagë/ Kurti u

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur mbrëmjen e së mërkurës në një intervistë televizive për procesin e gjykimit në Hagë ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Ai tha se beson në pafajësinë e tyre.

“Ne kemi qenë në shërbim të të pandehurve, në pafajësinë e të cilëve unë besoj. Lufta çlirimtare e UÇK-së e drejtë, luftë e pastër, luftë e cila ka qenë nacionalçlirimtare dhe anti-kolonialiste”, - deklaroi Kurti.

Megjithatë Kurti zgjodhi të përshëndesë vetëm Rexhep Selimin, një ish-deputet i Vetëvendosjes.

“Qeveria jonë ka vazhduar me ndarjen e buxhetit, gjithsej 16 milionë euro për këta të pandehur. E nuk e di nëse Rexha e sheh debatin tuaj atje, por i bëj shumë të fala”, - deklaroi tutje Kurti. Ai tha se vizita e tij në Hagë tek ish-krerët e UÇK-së nuk do të ndihmonte.

“Unë kam konsideruar se vizita ime atje nuk ndihmon. Më shumë ndikon takimi me avokatët sepse jam i interesuar që ata të ndajnë me mua se çka krejt planifikojnë ta bëjnë si mbrojtje, e pastaj të koordinohemi se kurrsesi të mos dëmtohet lufta e UÇK-së”, - tha ai në Tv Dukagjini. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI