Flash

Rodri shpërthen në fyerje pas humbjes me Skocinë: “Mënyra e tyre e të luajturit është një shpifësi”

Lapsi.al 29 March 2023
Rodri shpërthen në fyerje pas humbjes me Skocinë:
Rodri shpreh gjithë mosaprovimin e tij për humbjen në Skoci, në intervistën pas ndeshjes. Me këtë disfatë, Spanja sheh të ndërlikohet rruga e saj drejt kualifikimit në Euro 2024. Pas fitores ndaj Norvegjisë, Spanja pësoi humbjen 2-0 në Skoci me një dygolësh nga mesfushori i United, Scott McTominay. Kapiteni i iberikëve, Rodri Hernández, nuk e pranon aspak humbjen. Sipas tij, qëndrimi i mbajtur në fushë nga skocezët ishte penalizues. Pas ndeshjes ai pranoi për Optus Sport: “Është mënyra e tyre e të luajturit dhe duhet ta respektojmë, por unë e konsideroj atë një shpifësi”. Lojtari i Manchester City vazhdoi akoma: “Gjithmonë humbnin kohë, të provokojnë, rrëzohen. Për mua ky nuk është futboll. E nëse arbitri nuk thotë asgjë... Të humbasësh kështu ishte pak zhgënjyese”. Pasi ka reflektuar për stilin e lojës së Skocisë, Rodri shtoi: “Ata bënë një ndeshje të mirë, kushtet në fushë sigurisht nuk janë një faktor lehtësues. Ne jemi ata që duhet të ishim përshtatur. E të luash kundër kundërshtarëve që tërhiqen dhe mbrohen bëhet e vështirë. Sa për ne, jemi në fillim të një rrugëtimi. Ne të gjithë fitojmë dhe humbasim së bashku”.

REAGIMI I CASILLAS: NUK KUALIFIKOHEMI

Humbja e Selecciòn të udhëhequr nga Luis De la Fuente shkaktoi natyrisht edhe polemika. Ish-portieri Iker Casillas shkroi një postim në Tëitter: “Spanja ishte qumësht të shtunën. Askujt nuk i kujtohej Luis Enrique. Sot trajneri ishte një katrahurë. Spanja ishte një fatkeqësi. Ata nuk do të kualifikohen në Kampionatin Evropian. E sapo kemi filluar”.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI