Flash

"Shpenzime të çmendura", Chelsea rrezikon FPF: humbje mbi 130 milionë euro, nevojiten shitje

Lapsi.al 29 March 2023
"Shpenzime të çmendura", Chelsea rrezikon FPF: humbje mbi

Humbje të mëdha për arkat e Chelsea, që pas fushatave të fundit të blerjeve faraonike i frikësohet sëpatës së Fair Play Financiar (FPF). Klubi londinez, në fakt, ka shënuar humbje prej 121.3 milionë paund, me kursin e këmbimit rreth 138 milionë euro. Normale që në Londër i frikësohen më të keqes nga UEFA. Miliona që mungojnë në arkat e Blues për shkak të “shpenzimeve të jashtëzakonshme” të viteve të fundit. E pa alternativë tjetër do të duhet të rikuperohen nga merkato në dalje për të shmangur penalitetet.

Ndërsa nga njëra anë janë ata që vuajnë nga frika e pasojave të rënda nga UEFA, nga ana tjetër janë ata që nuhasin goditjen. Chelsea nga njëra anë, emra të mëdhenj të Europës nga ana tjetër që mund të përfitojnë nga momenti negativ i anglezëve. Në përpjekje të kompensojnë sa më shumë gropën, në fakt, që nga 30 qershori 2023, Chelsea duhet të përpiqet të përballojë situatën me ndihmën e merkatos në dalje.

SUPERMARKET BLUES PËR KLUBET E TJERA

Me përjashtim të emrave që sapo kanë mbërritur në Londër, ata që mund të largohen janë produktet e Akademisë së klubit, të ashtuquajturit yje vendas. Lista është e pasur me emra dhe mund të jetë edhe ekonomikisht për Chelsea. Shitjet e tyre do të sjellin fitimin e dukshëm kapital për tu shënuar në bilanc. Ndër kandidatët për largim janë Ruben Loftus-Cheek, Trevoh Calobah dhe Callum Hudson-Odoi.

Lexo më tej: Nuk ka Fair Play Financiar që ndalon Chelsea: ‘Le Parisien’ zbulon çmendurinë e re të merkatos, Neymar

Mes "seniorëve" mund të largohen katër. Me Aubameyang si transferim i lirë, Ziyech, Pulisic, Kovacic dhe Mendy do të kishin merkato, sidomos në Itali. Për marokenin ka interes të fortë nga Milan dhe Roma, ashtu si për Pulisic. Në anën tjetër Kovacic, rinovimi i të cilit është shtyrë së fundmi, mund të rikthehet në Serie A. Pista preferenciale për kroatin megjithatë është Bayern Munich, ku Tuchel po e kërkon.

TELASHET E CHELSEA

Gropa në arkat e Blues ka ardhur nga një sërë shpenzimesh të jashtëzakonshme që klubit i është dashur të përballojë vitet e fundit. Fushata monstruoze e nënshkrimit e nisur nga Todd Boehly, në periudhën trevjeçare 2019-2022, është kryesore. Pastaj pagesa prej rreth 30 milionë eurosh për Antonio Conte dhe stafin e tij për ndarjen e vitit 2018. Humbja e të ardhurave mes pandemisë dhe sanksioneve për shpërthimin e luftës në Ukrainë. Në muajt e fundit, në fakt, qeveria britanike kishte vendosur sanksione ndaj pronarit Abramovich, të cilat patën pasoja të rënda në arkat e klubit.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI