Flash

Tre gola në dy ndeshje me Serbinë, Vlahovic siguron Juventus: "Periudha e keqe kaloi"

Lapsi.al 29 March 2023
Tre gola në dy ndeshje me Serbinë, Vlahovic siguron Juventus:
"Kalova një periudhë të vështirë, por tani gjithçka është në rregull dhe dua të vazhdoj kështu”. Tre golat e shënuar për Serbinë e kanë rigjeneruar Dusan Vlahovic, por kthesa duket se ka ndodhur edhe në nivelin mendor. E dëshmon postimi i fundit në rrjetet sociale nga qendërsulmuesi i Juventus: “I uritur” shkroi ai në një Story në Instagram, për të nënvizuar sërish sa shumë i intereson të bëjë mirë me bardhezinjtë. “Tani dua të kthehem në Serie A. Dua të vazhdoj në të njëjtën mënyrë me Juventus”, tha sulmuesi 22 vjecar. I tij goli kundër Malit të Zi që i dha kombëtares serbe fitoren e dytë në dy ndeshje: “Pata një periudhë të keqe, por tani çdo gjë është në rregull”, siguroi Vlahovic. Serbi nuk ka shënuar në kampionat që nga 7 shkurti (dygolëshi kundër Salernitanës), por tashmë e ka vënë Veronën në shënjestër. Lexo më tej: Vlahovic bëhet çështje te Juventus: nuk shënon, është nervoz e merkato e thërret Ndeshja në Stadium, të shtunën në mbrëmje, duket realisht si mundësia e duhur për tu zhbllokuar. Pas gjashtë ndeshjeve pa shënuar në kampionat, Vlahovic rikthehet në Torino i motivuar. Një arsye më tepër që tekniku Allegri të vërë sërish bast për të: “Jam i lumtur me Vlahovic. Pastaj të qenit qendërsulmues te Juventusi ka përgjegjësi të ndryshme, por Dusan është rritur dhe po rritet. Ai është përmirësuar në nivel teknik” tha Allegri. Tekniku është gati të mbështetet te sulmuesi i tij për një prill plot angazhime dhe sfida të rëndësishme. Duke filluar nga ai me Veronën...

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI