Flash

Ambasada holandeze: Media në Shqipëri nën kërcënime

Lapsi.al 30 March 2023
Ambasada holandeze: Media në Shqipëri nën kërcënime

Ambasada e Holandës në Shqipëri deklaron se media në Shqipëri është nën kërcënime.

“Në momentet vendimtare ku media në #Shqipëri ka qenë nën kërcënime, është e rëndësishme të theksohet se ndërtimi i modeleve të financimit, standardeve të industrisë dhe politikave publike për të mbështetur qëndrueshmërinë e organeve mediatike është thelbësore”, shkruhet në mesazhin e shpërndarë në rrjetet sociale.

Sipas ambasadës, është nevoja të ndërmerren veprime konkrete në fushën e lirisë së shtypit dhe luftës ndaj korrupsionit. Liria e medias është demokraci, thekson në reagimin e saj ambasada.

“Holanda po bashkëorganizon samitin për demokracinë së bashku me SHBA-në.

Ky event synon të ndërmarrë veprime konkrete në fushën e lirisë së shtypit dhe luftës ndaj korrupsionit.

Në momente vendimtare ku media në Shqipëri ka qenë nën kërcënime, është e rëndësishme të theksohet se ndërtimi i modeleve të financimit, standardeve të industrisë dhe politikave publike për të mbështetur qëndrueshmërinë e organeve mediatike është thelbësore.️ Liria e Medias = Demokraci”, shkruan ambasada holandeze.

Ambasada holandeze nuk është institucioni i parë perëndimor që flet për situatën e rëndë ku ndodhen mediat në vend.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI