Flash

Lubonja: Çfarë nuk shkon me sjelljen e Ramës para zgjedhjeve

Lapsi.al 30 March 2023
Lubonja: Çfarë nuk shkon me sjelljen e Ramës para zgjedhjeve

Shkrimtari dhe publicisti Fatos Lubonja ka folur në lidhje me betejën elektorale të zgjedhjeve të 14 majit, teksa ka deklaruar se siguria e kryeministrit para tyre është e pakuptueshme. Ai ka arsyetuar se nëse ai është kaq i sigurt, si ka mundësi që po u jep bonuse pensionistëve dhe po ndërton rrugë të reja, gjë që sipas tij është paradoksale.

“Siguria e Ramës nuk kuptohet. Pse paska nevojë ai të fillojë të shkelë ligjin me pensionistët e duke shtruar rrugë nëse është kaq i sigurt. Ka një paradoks këtu. Ai kërkon të sigurohet në mënyrë sa më të fortë duke përdorur të gjithë këto mjete, fitorja vjen nga këto.

Në regjimet putiniste sa më shumë të rrish në pushtet, më shumë forcohesh. Ja kanë futur me ndërtime prapë. Pyetja është se kush është ky popull që të voton prapë edhe kur ndërton dhe ia fut pallatet në shtëpi.

Siguria e Ramës është te krimi i organizuar që pastron paratë, ligjet që ka bërë, etj. Siguria e Berishës është se ka nevojë të krijojë një lloj entuziazmi dhe të ngrejë elektoratin” – tha Lubonja në një prononcim për emisionin “Open” në News 24. /LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI