Flash

Nardiello e ritin i sikletshëm në zhveshtoren e United: “Të shtireshe sikur bëjë se.ks para të gjithëve”

Lapsi.al 30 March 2023
Nardiello e ritin i sikletshëm në zhveshtoren e United: “Të

I ashtuquajturi autoriteti i vjetërsisë, dukuria sipas të cilës më të vjetrit ushtrojnë autoritetin e tyre ndaj rishtarëve me intimidim e propotencë. Është diçka që ndodh në heshtje në shumë sektorë të jetës private dhe ambjente të punës. Dhomat e zhveshjes së një klubi profesionist nuk bën përjashtim. E sidomos në të kaluarën, kur një futbollist i ri kalonte në një klub të ri, shpesh “veteranët” e grupit i impononin ndonjë rit fillestar për t'u bërë pjesë. Kohët e fundit zakonisht këndohet një këngë, përpara ishte shumë më keq, si tregon Daniel Nardiello.

E ajo që rrëfeu Nardiello, ish-sulmuesi uellsian me origjinë të dukshme italiane, ishte e turpshme. Në vitin 1999 ai zbarkoi te Manchester United, ku kishte plot kampionë të mëdhenj. I transferuar nga Ëolverhampton, Nardiello bëri debutimin e tij me Red Devils vetëm dy vjet më vonë, në moshën 19-vjeçare. E historia e uellsianit tani 40-vjeçar i referohet atyre viteve. Duke folur në podcastin Under the Cosh, ai zbuloi ritin e turpshëm të pranimit në dhomat e zhveshjes: "I imi ishte të shtiresha sikur bëja dashuri me një grua imagjinare mbi tavolinë. Disa prej nesh duhej ta bënin këtë. Duhet të përshkruanim edhe vajzën. Ishte e tmerrshme”, zbuloi ai.

GIGGS E SENATORËT E RED DEVILS SI PUBLIK

Skenën e mjerueshme e shihte e gjithë skuadra e Manchester United, duke filluar nga senatorët: “Më pyetën nëse gruaja ishte bionde, brune. Nëse kishte gjoks të madh apo çfarë po i thosha. Isha i kuq nga turpi, ishte e tmerrshme”. Nardiello më pas foli për "audiencën" e tij: "Ishte Giggs dhe David May para të gjithëve. Por unë mund të shihja superyje të tjerë si Keane dhe Beckham. E unë thashë: 'O Zot, duhet të bëj dashuri me një vajzë imagjinare para gjithë këtyre djemve'". Sigurisht, për një djalë vetëm 18-vjeç nuk duhet të ketë qenë një përvojë vërtet edukuese...

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI