Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Formula kaos në Australi, flamuj të kuq, incidente, penalitete: tre nisje e në fund ia doli Verstappen

Lapsi.al 2 April 2023
Formula kaos në Australi, flamuj të kuq, incidente, penalitete: tre
Tre starte gare, aksidente, shumë polemika dhe në fund fitoi Max Verstappen. Një GP i Australisë i gjatë sa një roman, ai që u përjetuar sot në Melburn. Në fund, holandezi i Red Bull i parapriu Mercedes të Lewis Hamilton dhe Aston Martin të Fernando Alonso. Rezultat i jashtëzakonshëm edhe për Lance Stroll dhe Sergio Perez, të cilët e nisën nga pit lane për të marrë vendin e katërt e të pestë. Për Ferrarin, një garë për t'u harruar. Carlos Sainz u rendit i 12 për një penalitet të pësuar në nisjen e tretë të garës (incident me Alonson). Charles Leclerc, nga ana tjetër, u tërhoq që në xhiron e parë në një kontakt me Lance Stroll. Lexo më tej: F1/ Verstappen, pole position pa rivalë në Australi: surprizë Mercedes, zhgënjen Ferrari Max Verstappen arriti të fitojë GP-në e Australisë. Holandezi mori kështu fitoren e tij të dytë të sezonit në Botërorin e F1. Piloti i Red Bull shkëputet për herë të parë në renditjen e kampionatit, duke fluturuar +15 pikë mbi shokun e skuadrës Perez. Vetëm vendi i 5-të për të në vijën e finishit, pas nisjes nga pit lane. Mercedes i Hamilton dhe Aston Martin i Alonso ishin gjithashtu në podium. Gara u karakterizua nga tre flamuj të kuq dhe një finale e çmendur dhe kaotike.

KONTESTIM I FERRARIT

U mbyll gara nën diktatin e Safety Car dhe me Ferrarin e Sainz që mori një penalitet prej 5 sekondash për një kontakt me Alonson në momentin e nisjes së tretë të garës. Spanjolli, i cili ishte i katërti, rrëshqiti në vendin e 12-të. Megjithatë, katastrofa e Ferrarit kishte filluar tashmë që në xhiron e parë, me Leclerc që doli nga pista në kthesën e tretë, duke u tërhequr nga gara.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI