Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Video/ Everton barazon në shtesë, Tottenham edhe pa Conte ka probleme: skuadrat e mbyllën me 10 lojtarë

Lapsi.al 3 April 2023
Video/ Everton barazon në shtesë, Tottenham edhe pa Conte ka probleme:

Epoka e Tottenham pas largimit të Antonio Conte hapet me një barazim në javën e 29 të Premier League. Kundër Everton përfundon 1-1 në Goodison Park. Gjithçka ndodhi në pjesën e dytë. Përjashtimi i Doucouré parapriu golin e Kane, i shënuar nga penalltia. Kartoni i kuq i Moura ndërkohë i dha kurajo Toffees, të cilët barazuan në finale me goditjen e Keane nga jashtë zonës. Vetëm një pikë për Stellini, i arritur në renditje nga Newcastle dhe Manchester United.

Vetëm një barazim për Tottenham, që në ndeshjen e parë pa Conte dhe me Stellini në pankinë, u ndal 1-1 nga Everton. Ndeshja ishte intensive që në minutat e para. Spurs qarkulluan topin, por Toffees patën mundësinë e parë. Iëobi shërbeu për Grei por goditja e tij shkoi lart. Përgjigja e vizitorëve iu besua Harry Kane, goditja e të cilit u refuzua në vijë nga një mbrojtës. Qendërsulmuesi anglez ishte, si zakonisht, më i rrezikshmi i skuadrës së tij, dhe pak më pas i shkoi pranë golit me kokë, në krosimin e Perisic.

Lexo më tej: “Conte i mbylli lojtarët e Tottenham në zhveshtore”: kjo është prapaskena e zbuluar nga Daily Mail

DY KARTONË TË KUQ E DY GOLA

Në minutën e 58' ndeshja ndryshoi. Një faull reagimi i Doucouré ndaj Kane dhe karton i kuq direkt për mesfushorin malian. Tottenham, duke përfituar nga lojtari shtesë, zotëroi fushën dhe kaloi në avantazh dhjetë minuta më vonë. Keane pengoi Romero në zonë dhe Kane e shndërroi penalltinë në gol. Goli i 24 sezonal për sulmuesin. Reagimi i Everton ishte i zemëruar. Në minutën e 88', një tjetër episod kyç i ndeshjes. Çmenduria e Lucas Moura, që ndërhyri me dy këmbët e bashkuara ndaj kundërshtarit, barazoi numrat në fushë. Everton pati nevojë vetëm për dy minuta për të barazuar edhe rezultatin. Keane shënoi dhe shpërtheu Goddison Park në ekstazë. Përfundoi 1-1, Tottenham arrin Neëcastle dhe Manchester United në vendin e tretë me 50 pikë, ndërsa Everton ngjitet në 27.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI