Flash

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Video/ Milan fitonte në fushë, tifozët e Napoli u rrahën me njëri-tjetrin: përplasje të dhunshme në Maradona

Lapsi.al 3 April 2023
Video/ Milan fitonte në fushë, tifozët e Napoli u rrahën me
Përplasjet e ndodhura në tribunat e stadiumit Maradona gjatë ndeshjes Napoli-Milan kishin protagonistë vetëm tifozë napolitanë. Ndërsa skuadra e tyre mundej në fushë, ata u përleshën mes tyre. Para fillimit të ndeshjes mes Napoli dhe Milan, tifozët napolitanë zhvilluan një demonstratë paqësore jashtë stadiumit Maradona. Kjo ishte thirrur nga vetë tifozët për të protestuar kundër rregullave të reja që ndalojnë hyrjen e flamujve brenda stadiumit në Napoli. Bashkë me flamujt, janë ndaluar edhe daullet, fishekzjarrët dhe bombat tymuese. Por sapo hynë në stadium, tifozët napolitanë ishin protagonistë të një shfaqjeje të pakëndshme në Curva B, në Maradona. Në fakt, në këtë sektor të stadiumit nisën përplasjet e dhunshme mes dy grupeve të tifozëve të Napoli. Lexo më tej: Video/ Leao e Milan masakrojnë Napolin në Maradona: dygolësh spektakolar i portugezit

MOTIVET E PËRPLASJEVE

Rikonstruksionet e para tregojnë sesi lindi sherri. Një pjesë e tifozëve të Napoli refuzuan të linin hapësirën bosh në Curva B. Dy fraksionet ishin ato të Ultras 1972 dhe Fedayn, të cilët përveç menaxhimit të situatës në sektor kishin pikëpamje të ndryshme edhe për koret që do të bëheshin për De Laurentiis. Dhuna në tribunat e Maradonës erdhi nga dy grupe ultras. Një tjetër arsye e tensionit ishte edhe gatishmëria e një pjese të sektorit për t'i kthyer shpinën fushës në shenjë proteste. Diçka që nuk u pëlqeu të gjithëve dhe që krijoi tensione. Teksa tifozët në Curva B ishin të zënë duke rrahur njëri-tjetrin, pjesa tjetër e stadiumit, duke kuptuar se çfarë po ndodhte, bërtiti “Jashtë, Jashtë”. Një episod i turpshëm i ndodhur në tribunën e stadiumit Maradona. Ngjarja është menjëherë nën hetim, për të përcaktuar se cilët ishin nxitësit dhe cilat ishin arsyet përfundimtare.

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI