Flash

E rëndë në Greqi/ Vajzën shqiptare e e drogojnë dhe e përdhunojnë në grup tre persona

Lapsi.al 4 April 2023
E rëndë në Greqi/ Vajzën shqiptare e e drogojnë dhe e

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Rethymno të Kretës në Greqi, ku një 19-vjeçare shqiptare është përdhunuar në grup nga tre persona.

Mediat fqinje raportojnë se shqiptarja ka dëshmuar në nëndrejtorinë e Sigurimit të Rethymnon se teksa po argëtohej në një klub të njohur, ku këndonte një reper, një bashkëpuntor i tij i ngushtë e ka marrë në gjendje të dehur dhe e ka çuar në një hotel.

Aty, 23-vjeçari i ka ofruar një sasi kanabisi, duke bërë që vajza të humbasë plotësisht kontrollin. Pak më vonë, në hotel ka shkuar edhe reperi 24-vjeçar së bashku me një 30-vjeçar shqiptar dhe e kanë përdhunuar në grup 19-vjeçaren.

Policia ka arritur të arrestojë 30-vjeçarin shqiptar, i cili po tentonte të arratisej nga ishulli i Kretës. 19-vjeçarja pritet të ekzaminohet nga mjeku mjekësor, ndërsa reperi 24-vjeçar dhe bashkëpuntori i tij mbeten ende në kërkim.

24- vjeçari konsiderohet si një nga yjet më të mirë të skenës greke të repit për momentin dhe është djali i një këngëtari të njohur hip-hop dhe artisti tatuazhesh, por mediat greke ende se kanë bërë me dije emrin.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI