Flash

Sherri mes Maldini e Spalletti në dy akte, në fillim arbitri, pastaj Leao: ja çfarë do të ndodhë në Disiplinë

Lapsi.al 4 April 2023
Sherri mes Maldini e Spalletti në dy akte, në fillim arbitri, pastaj
Akti i parë dhe pastaj i dyti. Sherri mes Paolo Maldini dhe Luciano Spalletti në pushim të ndeshjes Napoli-Milan pati dy episode, ndonëse të ndarë me disa sekonda. Kur skuadrat po ktheheshin për pjesën e dytë, trajneri i Napolit shkoi te arbitri Rapuano për t'a pyetur për të verdhën ndaj Lobotka. Sipas Spalletti ai ndëshkim ishte i ekzagjeruar. Në këtë moment ndërhyri Maldini. Nga këtu lindi mosmarrëveshja - shpjeguan në Federatë -. Të dy u ndanë nga ndërhyrja e anëtarë të dy klubeve si dhe nga punonjësit e dhomave të zhveshjes së Napolit”.

FJALËT E TRAJNERIT TË NAPOLIT

"Po i kërkoja llogari arbitrit për kartonin e verdhë të Lobotka. Maldini erdhi duke tundur krahët sikur të thoshte 'gjithmonë ankohesh'. Nëse është dikush që ankohet, janë ata, ashtu si vitin e fundit. Rithirrën edhe Piolin, mua nuk më thirrën kurrë. Nuk më pëlqeu fakti që ai foli teksa po debatoja me arbitrin, ishte mungesë respekti. Megjithate nga ana ime gjithcka është në rregull. Më vjen keq, në fund është Paolo Maldini. Këto janë gjëra të pakëndshme”, tha Spalletti pas ndeshjes.

SHERRI PËR GOLIN E LEAO

Gjithçka duke se përfundoi aty, sepse drejtuesi i kuqezinjve e mbylli çështjen duke thënë "Flasim më vonë". Në atë moment, Rafael Leao, i cili po shkonte drejt fushës për pjesën e dytë, kaloi para teknikut Spalletti. E debati u rindez. Trajneri i Napolit e qortoi lojtarin për festimin e tij pas golit të parë. Gjesti i portugezit u konsiderua provokues nga shumica e pankinës blu. Leao nuk u mërzit, madje duket se e qetësoi trajnerin. Por Maldini ndërhyri sërish: "Mister je nervoz, fituat kampionatin, çfarë ka*in do?" siç shihet në videon e Pressing.
@___fede06___ Rafa Leao?@Degab720 #CapCut #4k #napoli #milan #campione #italy #seriea #maradona #stadium #2k23 #football #calcio #footballedit #high #quality #rafael #leao #portugal #phantom #cam #esultanza #celebrations #fyp #foryou #perte #perteeee ♬ suono originale - ⚽️?FP

SPALLETTI E MALDINI DREJT NJË GJOBE

Shtypi nënvizoi se arbitri Rapuano nuk i ka përmendur Spalletti e Maldini në relacion, ndaj nuk duhet të ketë asnjë skualifikim. Por, Gjykatësi Sportiv mund të rezervojë një gjobë ose paralajmërim për të dy.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI