Flash

Shtyu arbitrin, dënim spektakolar për sulmuesin serb: Mitrovic skualifikohet 8 ndeshje

Lapsi.al 4 April 2023
Shtyu arbitrin, dënim spektakolar për sulmuesin serb: Mitrovic
Çmenduria ndaj Manchester United i kushtoi shtrenjtë Aleksandar Mitrovic. Sulmuesi serb i Fulham u dënua me tetë ndeshje për shtyrjen e arbitrit Chris Kavanagh gjatë ndeshjes çerekfinale të FA Cup kundër Red Devils. Fulham ishte në avantazh 1-0 para penalltisë, që provokoi përjashtimin e Willian dhe trajnerit Marco Silva, pasuar nga reagimi i Mitrovic. Tre kartona të kuq në 40 sekonda, me rikthimin e pashmangshëm të Manchester United, që triumfoi 3-1. Sulmuesi i Fulham, Aleksandar Mitrovic e ka pësuar keq nga Disiplina. Tetë ndeshje pezullim për shtyrjen e arbitrit Kavanagh në ndeshjen e FA Cup kundër Manchester United. Kjo është deklarata e klubit anglez “Pas seancës dëgjimore në lidhje me ndeshjen tonë të FA Cup me Manchester United muajin e kaluar, një komision rregullator i pavarur ka vendosur që: Aleksandar Mitrović do të pezullohet për gjithsej tetë ndeshje. Një prej të cilave ai tashmë e ka kryer. Serbi gjithashtu duhet të paguajë një gjobë prej 75 mijë paund”. Ndeshja e parë e pezullimit është shlyer ndaj Bournemouth. Në finalen inkandeshente të Old Trafford, Fulham mbeti me 9 lojtarë, përveç Mitrovic, u përjashtuan edhe Willian dhe trajneri Marco Silva.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI