Flash

Tentuan të trafikonin 118 kg kanabis drejt Greqisë, gjykata e Korçës lë në burg dy rumunët

Lapsi.al 5 April 2023
Tentuan të trafikonin 118 kg kanabis drejt Greqisë, gjykata e

Gjykata e Korçës ka lënë në burg dy rumunët të cilët u kapën me 118 kg kanabis në tentativë për ti transportuar drejt Greqisë.

George Coman 54 vjeç dhe Daniela Buturugaru 36 vjeçe, u kapën gjatë kontrollit në skaner i cili zbuloi se në mjetin tip roulot në të cilin udhëtonte çifti, ishin fshehur 79 pako me drogë poshtë tapicerisë së bagazhit.

Ndërkohë gjykata gjatë seancës së sotme ka dhënë masën e arrestit me burg për ta.

Avokati i rumunëve Mateo Balli ka folur për gazetarët duke sqaruar se të dy shtetasit mohojnë të kenë dijeni për drogën.

“U kërkua masë më e lehtë, ndalim i daljes jashtë Shqipërisë.

Sasia e dyshuar është prova e prokurorisë dhe gjurmët e gishtave. Deklarojnë që kanë qenë turistë, kanë kaluar pushime dhe në Selanik. Të dy janë ndihmës kuzhinierë”- ka thënë ai.

Të këshilluara

FOTO/ Momentet e arrestimit të Donald Trump

Donald Trump u bë këtë të martë ish-presidenti i parë amerikan që arrestohet për akuza penale. Ai ka dalë tashmë përpara Gjykatës Penale të Manhattanit për akuz...

21:06

Ndiqeni LIVE/ Donald Trump del para gjykatës

Këtë të martë në një gjykatë në Manhatan të Nju Jorkut po ndodh një moment i pashembullt në historinë e Shteteve të Bashkuara. Ish-Presidenti Donald Trump, i ci...

20:46

ide

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI