Flash

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Video/ Britma majmuni e fyerje raciste ndaj Lukaku: "Historia përsëritet, shpresoj të merren masa"

Lapsi.al 5 April 2023
Video/ Britma majmuni e fyerje raciste ndaj Lukaku: "Historia
Në fund të Juventus-Inter të mbyllur 1-1 ndodhi gjithcka. Bremer preku topin me dorë, Lukaku shënoi me penallti, pastaj 3 kartonë të kuq. Belgu, Cuadrado e Handanovic u ndëshkuan me lojën të mbaruar, por situata u agravua nga festimi i Lukaku pas golit. Cështja është se sulmuesi ishte bërë shënjestër e fyerjeve raciste e për këtë arsye reagoi ashtu. Romelu thyen heshtjen të nesërmen e ndeshjes: "Historia përsëritet - shkroi sulmuesi belg në Instagram -. E kalova në 2019 dhe tani përsëri në 2023. Shpresoj që Lega të marrë masa serioze këtë herë, sepse këtë sport të mrekullueshëm duhet ta shijojnë të gjithë. Faleminderit për mesazhet e mbështetjes dhe 'ik q*u racizmit'".
Në mesazhin e tij Big Rom i referohet një episodi shumë të ngjashëm me atë në Stadium. Atëherë ndodhi në javën e dytë të kampionatit 2019/20. Luhej Cagliari-Inter dhe madje edhe në atë rast më parë ranë mbi të fyerje dhe ulërima raciste pas një penalltie të realizuar prej tij. Ai gol fiksoi rezultatin në 1-2 për zikaltërit. Në atë kohë gjykatësi sportiv, pavarësisht një hetimi plotësues të kërkuar nga prokurori federal, vendosi të mos sanksionojë klubin sard. Lexo më tej: Video/ Lukaku penallti e karton i kuq në shtesë: Inter barazon me Juventus pastaj plas sherri, tre kartonë të kuq

VIDEO

Në videon e mëposhtme janë momentet e fundit të Juve-Inter, ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë. Romelu Lukaku sapo ka shënuar penalltinë e barazimit 1-1 dhe është përjashtuar nga arbitri për festimin e e tij në drejtim të tifozëve të Juventus. Në fushë shpërtheu një trazirë, ndërsa nga tribuna në adresë të belgut mbërritën ofendime raciste dhe britma majmunësh.

Të këshilluara

ide

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

Dhunë? Po, të lutem! Por, kundër kujt?

Dëmi që i është bërë Shqipërisë përgjatë qeverisjes së regjimit të Ramës, është radikalisht i pakrahasueshëm me dëmin minimal të shkaktuar përgjatë këtyre ditëve."

20:08 Agon Hamza

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI