Flash

Para nisjes së fushatës, Escobar nesër në Tiranë (Axhenda)

Lapsi.al 10 April 2023
Para nisjes së fushatës, Escobar nesër në Tiranë

I dërguari special i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar vjen nesër për një vizitë zyrtare në Tiranë.

Mësohet se Escobar do të qëndrojë në kryeqytetin shqiptar deri më datë 13 prill, ku pritet të takohet me zyrtarë të lartë e përfaqësues të opozitës.

Escobar do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Ndërkohë nga opozita pritet që të takohet me Enkelejd Alibeajn, Gazment Bardhin e Jorida Tabakun.

Kujtojmë se hera e fundit që Escobar vizitoi Tiranën ishte në prillin e vitit të kaluar kur ai shoqëronte ndihmës sekretaren amerikane të Shtetit për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI