Flash

Dy Grida për inceneratorët, cilës t'i besojmë, asaj të PD apo asaj të Topit (video)

Lapsi.al 11 April 2023
Dy Grida për inceneratorët, cilës t'i besojmë, asaj

Mbrëmë në Top Story prezantuesja e këtij emisioni, Grida Duma kishte zgjedhur të trajtonte tejet përzemërsisht temën e nxehtë të megaskandalit të inceneratorëve. Që në titullin e emisionit fjalët "tymi" dhe "sajesat" ishin përzgjedhur me shumë kujdes për të amortizuar perceptimin publik që ekziston për këtë nismë që deri më tani ka shpënë një ministër dhe një deputet socialist në burg. Edhe në prezantimin e Dumës u njoftua se theksi do të vihej jo tek ato që deri më tani kanë thënë politikanët, por tek aspekti teknik i çështjes. Perlat vazhduan edhe gjatë emisionit ku u la përshtypja se kishim të bënim me tre vepra që vazhdonin punën duke i shërbyer komunitetit.

Lexo me tej:

Andi Bushati: Faturat e inceneratorëve, si çarteri i Ramës 

Kulmi mbërriti kur administratori i inceneratorit të Tiranës, Vermeulen deklaroi se nuk kishte asnjë lidhje me pronarët realë Klodian Mërtirin dhe Klodian Zoton (shiko videon këtu). I gjithë emisioni i Grida Dumës ishte një mbrojtje e hapur për këtë mega skandal. Mjafton të shohësh faqen online të Top Channel për të vëzhguar që edhe atyre që gjasme ishin ftuar si zëra kritikë, iu vihen në gojë tituj si “Inceneratorët abuzim i supozuar”, apo “Çoni njerëzit në shtëpi se latë nam”,Manjani: Thirje SPAK, lironi të akuzuarit e Inceneratorëve".

SPAK fsheh gjurmët për dy të superkërkuarit e inceneratorëve Zoto dhe Gugallja 

Deri këtu nuk ka ndonjë çudi të madhe. Tashmë dihet se Top Channel është ekrani i incenetarorëve dhe në publik janë bërë të njohura transaksionet e bizneseve të pronarëve të kësaj media me bosat e djegësve. Por habia është se kësaj të hëne kjo detyrë iu la një personazhi si Grida Duma që ka ndryshuar lëkurë për t'u bërë nga politikane opozitare në moderatore pro qeveritare.

Inceneratori i Tiranës/ Dokumenti me firmë që akuzon Veliajn 

Lapsi.al nuk është lodhur shumë për të gjetur deklaratat e znj Duma gjatë kohës kur bënte një profesion tjetër. Ajo akuzonte dhënien e 75 milionë eurove për "të ashtuquajturit inceneratorë që pothuajse nuk ekzistojnë". Ajo denonconte paratë e dhëna për 5 njerëz që në emisionin e tanishëm dalin se nuk dihet cilët janë. Ajo fliste për vjedhje dhe për paratë e shpëna në parajsa fiskale që mos i nënshtrohen as tatimeve.  

https://www.youtube.com/watch?v=EsVcI_BTGu8

Kanë kaluar dy vite nga videoja e mësipërme dhe asgjë nga ky fjalor i Gridës së PD-së nuk u pa në gojën e Dumës së Topit. Dhe ky hendek i madh jo vetëm diskrediton një nga ekranet më të madha në vend, jo vetëm e zhvesh nga çdo lloj besueshmërie prezantuesen e emisionit kryesor politik, por mbi të gjitha nuk i shërben aspak, atyre që prezumohet të ndihmonte.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI