Flash

Zhiva, rreziku pas shkëlqimit

Një termometër thyhet në shtëpi. Pikëzat e argjendta shpërndahen në dysheme dhe mbetjet përfundojnë në kosh. ...

15:27

Padi e re në Arbitrazh/ Koncesionari i Portit të Durrësit çon shtetin shqiptar në Gjykatën Ndërkombëtare në Uashington

Lapsi.al 11 April 2023
Padi e re në Arbitrazh/ Koncesionari i Portit të Durrësit

Kompania gjermane EMS Shipping&Trading ka regjistruar një padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit ICSID, (Uashington) për shkelje nga ana e shtetit shqiptar në marrëveshjen koncesionare për administrimin e Portit të Durrësit. A2CNN raporton se kompania gjermane e ka dorëzuar këtë padi më 7 prill dhe ankohet për ndërtimin e Portit të Ri, pasi cënohet aktiviteti i tyre aktual.

Kompania gjermane EMS Shipping&Trading ka marrë në administrimin Terminalin Lindor në Portin e Durrësit që prej vitit 2013. Kjo kompani ka të drejtën e operimit për ngarkimin dhe shkarkimin e anijeve. Kontrata koncesionare me shtetin shqiptar është 35 vite dhe nga mbarimi duhen edhe 25 vite, që rrjedhimisht sjell më shumë para në kërkesën për dëmshpërblim. Fitimi i kompanisë llogaritej në vitin 2021 në 1.3 milionë euro, një shumë që pritet të shumëfishohet nëse Arbitrazhi iu jep të drejtë gjermanëve.

Kjo është padia e radhës për shtetin shqiptar në Arbitrazhin ndërkombëtar. Më herët, Gjykata ka vendosur urdhërimin e ekzekutimit të pagesës prej 110 milionë euro për biznesmenin Francesco Becchetti. Këto vendime kanë bërë që kryeministri Edi Rama të paralajmërojë largimin e Shqipërisë nga ICSID.

Të këshilluara

Përfundon takimi i Ramës me Escobar

Rreth 20 minuta ka zgjatur takimi i kryeministrit Edi Rama me Gabriel Escobar, të dërguarin e SHBA-ve për Ballkanin Perëndimor. Mësohet se tematikë e diskutimit...

16:58

ide

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI