Flash

"100 vjet burg"/ Detaji në mesazhin e Ramës që transformoi Erjon Veliajn

Rebelimi i Erion Veliajt ndaj Edi Ramës nuk erdhi nga humbja e Bashkisë së Tiranës, por nga bindja se pas burgosjes dhe poshtërimit të tij qëndronte vetë kryeministri, një e vërtetë që ia shkatërroi shpresën e fundit, por njëkohësisht e çliroi nga frika dhe nënshtrimi ndaj njeriut që dikur e quante “vëllai i madh”.

14:17

"Dua prostìtuta, kam edhe kokainē", arrestohet shqiptari në Britani

Lapsi.al 12 April 2023
"Dua prostìtuta, kam edhe kokainē", arrestohet shqiptari

Në prangat e policisë britanike ka rënë një emigrant shqiptar i paligjshëm, pasi është kapur në një ‘shtëpi bari’ në Bentinck Street, Mansfield.

Sipas raportimeve të mediave të huaja, i arrestuari është Oetjon Agalliu, i cili kishte mbërritur në Angli me kamion.

Agalliu u kap në një shtëpi në Bentinck Street, Mansfield, duke u kujdesur për 174 bimë kanabis, të cilat pas daljes në treg do të kapte vlerën e 146,000 paund.

Ai është kapur nga policia pas përgjimit të disa telefonatave, ku ndër të tjera kishte pyetur nëse dikush me të cilin ishte në kontakt mund të rregullonte dokumente për azil për një tjetër, duke ofruar deri në 25,000 paund.

Ai madje ofroi të paguante punonjësit e seksit për të vizituar shtëpinë e tij dhe ofroi pije dhe kokainë si “shpërblim”.

Gjatë marrjes në pyetje nga policia, 35-vjeçari shqiptar ka deklaruar se ka mbërritur në Britani me shpresën për të gjetur punë, ndërsa më pas iu ofrua mundësi për të punuar në “shtëpinë e barit”.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI