Flash

Ku bllofon Veliaj me rritjen e çmimit të apartamenteve

Lapsi.al 12 April 2023
Ku bllofon Veliaj me rritjen e çmimit të apartamenteve

Kryebashkiaku i Tiranës po përsërit gjatë fushatës një refren që e ka thënë edhe më parë lidhur me shifrën maramendëse të lejeve të ndërtimit që ka dhënë në Tiranë. Sipas tij një gjë e tillë ka kontribuar që vlera e pronës për çdo qytetar të kryeqytetit është rritur dhe kjo tregon punën e mirë që ai ka bërë gjatë dy mandateve në krye të qytetit. Kjo ka ndodhur edhe në debatin e fundit me gazetarët në emisionin Noë të Erla Mëhillit: "Ti'u të jap një shembull-, i tha ai bashkëbiseduesve. Në qoftë se apartamenti yt në 2015-ën vlente 50 mijë euro, sot ka shkuar 100 mijë. Mesatarja e rritjes së vlerës së apartamentit është nga 200-300%, 2-3 fish. Kjo është gjë e keqe, apo është gjë e mirë"?

Në fakt, kjo që thotë Veliaj është e vërtetë dhe në kryeqytet pasi edhe sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, indeksi i çmimeve të banesave është trefishuar. Madje sipas indeksit Fischer të Çmimeve të Banesave, i llogaritur nga Banka e Shqipërisë, kjo rritje vihet re edhe nga njëri gjashtmujor në tjetrin.

Shumë organizma ndërkombëtarë ia kanë faturuar këtë rritje të pa justifikuar nga të ardhurat e punës së ndershme në vend, futjes së parasë së pistët dhe shnëdrimit të Tiranës në një lavatriçe të pastrimit të saj.

Lexo me tej:

Pastrimi i parave/ Ekonomia Shqiptare e dominuar nga ndërtimi (shifrat sa dyfishi i BE) 

Mirë po Veliaj pretendon se ai nuk është prokuror, por kryebashkiak ndaj si i tillë e vë theksin tek shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve si një e mirë për qytetarët të cilëve u është rritur vlera e pronës.

Po si qëndron e vërteta e këtij pretendimi të kandidatit për një mandat të tretë. Gazetari i BIRN, Gjergj Erebara, i është futur thellë gjykimit të shifrave. Në një shkrim me titull: Kush përfiton e kush humbet nga rritja e çmimit të shtëpive?, ai thekson se pretendimi se tani më të gjithë janë më të pasur nuk ka bazë.

Pastrimi i parave rrezikon integrimin/ VOA: Në Tiranë u dyfishuan çmimet e apartamenteve 

Pjesa më e madhe e kryeqytetasve, ata që duan të blejnë shtëpi të re, ata që janë bërë me fëmijë dhe duan të zgjerohen, apo ata që duan të shtojnë hapsirën, janë të dizavantazhuar sepse çmimi i banesave është rritur më shumë sesa sasia e të ardhurave për banor. "Nëse bie në këtë kategori qytetarësh, situata është bërë tmerrësisht e vështirë. Nëse paga mesatare e shqiptarit më 2015 ishte 42 mijë lekë në muaj, mund të gjeje apartament me çmim 800 apo 1 mijë euro për M2. Paga jote mujore mjaftonte për të blerë 0.4 apo 0.5 metra katrorë shtëpi. Për të blerë një shtëpi 70 metra katrorë, të duhej të punoje 140-170 muaj, ose 12-14 vjet. Në vitin 2022, paga jote mesatare është 66 mijë lekë.

Pastrimi i parave/ Shqipëria mbetet nën monitorim nga MONEYVAL 

Çmimi i apartamenteve është rritur shumë më shpejt se sa pagat. Pagat janë rritur me 61%, ndërsa çmimi i banesave është rritur me afro 90%. Me pak fjalë, sot të duhen 15-18 vjet punë për të blerë një apartament minimal" argumenton ai. Sipas llogarisë që Erabera bën, rritja 'e vlerës së pronës" që pretendon Veliaj godet shumicën e qytetarëve. Ajo është në të mirë vetëm të ndërtuesve, të ndonjë pronari toke apo të atyre që kanë luksin të kenë disa apartamente. Natyrisht edhe të atyre që pastrojnë paratë e aktiviteteve kriminale. Ajo i shërben më shumë këtyre të fundit sesa njerëzve të zakonshëm që duan të jetojnë me punë të zakonshme dhe me një rrogë të ndershme.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI