Flash

Shpërthen bombola e gazit në Tiranë

Lapsi.al 12 April 2023
Shpërthen bombola e gazit në Tiranë

Një bombol gazi ka shpërthyer në një apartament në zonën e Selitës, në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën "Ibrahim Dervishi", në katin e nëntë të një pallati. Policia bën të ditur se banesa ishte marrë me qira nga L.K.

Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Njoftimi i policisë

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 12.04.2023, në Selitë, në rrugën “Ibrahim Dervishi”, në katin e 9-të të një pallati, në banesën me qira të shtetases L. K., dyshohet se ka shpërthyer një bombul gazi.

Si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Vijon puna nga grupi hetimor për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI