Flash

FOTO VIRALE/ Lezhjanët hedhin në kosh sloganin e Ramës

Lapsi.al 13 April 2023
FOTO VIRALE/ Lezhjanët hedhin në kosh sloganin e Ramës

Kryeministri Edi Rama ishte pasditen e së enjtes në Lezhë ku prezantoi kandidatin socialist për këtë bashki, Pjerin Ndreu.

Edhe këtu nuk i kurseu ironitë dhe shigjetimet për krerët e opozitës duke i cilësuar Berishën dhe Metën si “dy hije që duan të marrin peng bashkitë për interesa të tyre”.

Nuk munguan edhe në këtë takim kënga himn i fushatës, sloganet “Kurrë më mbrapa, vetëm përpara” si dhe mbjellja e pemëve. Vetëm se pas takimit socialistët harruan të merrnin sloganin me vete.

Kjo pasi dikush e ka hedhur në koshin e mbeturinave duke bërë që fotoja të bëhet virale në rrjetet sociale. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Tiranë, aksidentohet urbani te "Siri Kodra"

Një tjetër urban që lëviz në Tiranë është përplasur ditën e sotme, sipas një videoje të publikuar nga JOQ në Instagram. Bëhet fjalë për një urban “Green” i c...

19:58

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI