Flash

Valdrin Sahiti arrestohet për drogë në Turqi, përdori pasaportën diplomatike

Lapsi.al 13 April 2023
Valdrin Sahiti arrestohet për drogë në Turqi, përdori

Policia e Turqisë ka ndaluar dhe arrestuar ditën e djeshme në Aeroportin e Stambollit stilistin e njohur nga Kosova,Valdrin Sahitin.

Sipas burimeve nga “KosovaNews”, arrestimi i Sahitit ka ndodhur pasi është i dyshuar për veprën penale blerja,pranimi,posedimi i drogave dhe stimuluesve për përdorim bazuar në nenin 191 të kodit penal të Turqisë.

Policia Turke e ka njoftuar Policinë e Kosovës se Valdrin Sahiti është kapur me pasaportë diplomatike të lëshuar nga Republika ne Kosovës. Sahiti ka shfrytëzuar statusin e diplomatit për të kaluar në zonën VIP të aeroportit të Stambollit, mirëpo pas dyshimeve të policisë turke ai është kapur në flagrancë dhe gjatë kontrollit i është gjetur drogë.

Menjëherë pas kësaj, stilisti është arrestuar në Aeroportin e Stambollit.

Kujtojmë se Valdrin Sahiti ishte pajisur me pasaportë diplomatike në vitin 2020 me rekomandim të ish ministres së jashtme të Kosovës Melisa Haradinaj. Pajisja e tij me pasaportë diplomatike ishte bërë nën arsyetimin për pranimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare si dizejnator mode.

Të këshilluara

Nick Carter paditet për sulm se*sual

Nick Carter është paditur për sulme se*suale nga ish-këngëtarja e Dream, Melissa Schuman. Schuman pretendoi në dokumentet e gjykatës të marra të martën nga TMZ ...

15:22

Daily Mail: Dhërmiu një parajsë balineze

Udhëtarët e etur kanë zbuluar një destinacion pak të njohur në Evropë që është njësoj si një parajsë balineze. Fshati bregdetar shqiptar i Dhërmiut është quajtu...

11:24

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI