Flash

“Në listë për t’u vrarë”/ Avokati i Lul Berishës kërcënohet nga i penduari i SPAK

Lapsi.al 14 April 2023
“Në listë për t’u vrarë”/ Avokati i Lul

I penduari i drejtësisë, Luftar Reçi ka deklaruar në dëshminë e tij në GJKKO se avokati Detar Hysi që mbron Lulzim Berishën është në listë për t’u vrarë.

Deklarata është bërë gjatë procesit ndaj disa të pandehurve për vrasjet e vitit 2005 të Vajdin Lamës dhe Klodian Saliut.

I pyetur nga Euronews Albania avokati Hysi ka deklaruar se do të ndjekë rrugën ligjore.

Emiljano Shullazi, Viktor Ymeraj, Indrit Taulla dhe Indrit Rusi janë të vetmit persona të arrestuar për vrasjen me eksploziv të Vajdin Lames dhe Klodian Saliut.

Ndërsa, Lulzim Berisha dhe Plarent Dervishaj, po ashtu nën akuzë nuk janë ende të arrestuar.

Të këshilluara

E rëndë në Pejë/ Djali vret nënën

Një vrasje e rëndë ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, ku djali ka ekzekutuar të ëmën. Vrasjen e ka konfirmuar për Telegraf...

18:38

ide

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI