Flash

Dua Lipa pjese e rëndësishme e Met Gala

Lapsi.al 15 April 2023
Dua Lipa pjese e rëndësishme e Met Gala

Dua Lipa do të shkëlqejë në Met Gala. Ajo ka pranuar të shërbejë si një nga katër bashkëprezantuesja e vitit 2023 për eventin e modës A-list, i cili zhvillohet çdo të hënë të parë të majit.

Penélope Cruz, Michaela Coel dhe Roger Federer do t’i bashkohen Dua Lipës si bashkëprezantues, duke formuar një grup që, sipas fjalëve të Vogue, “përfshin çdo fushë të kulturës popullore”. Të katër ata do të punojnë me Anna Wintour për të organizuar një mbrëmje me temën Karl Lagerfeld: A Line of Beauty, e cila nderon stilistin e ndjerë gjerman të modës.

Rolet e tyre shkojnë nga ndihma për të bashkuar të gjithë listën e të ftuarve deri te puna me shefat më të mirë të kuzhinës për të krijuar menunë specifike.

Dua ndau në Instagram lajmin se do të jetë bashk-kryesuese e eventit të rëndësishëm, ‘Met Gala 2023’.

“E emocionuar të njoftoj se jam një nga bashkë-prezantueset e ‘Met Gala 2023’ së bashku me Michaela Coel, Penelope Cruz, Roger Federer dhe Anna Wintour. Shihemi të hënën e parë të majit. ‘Met Gala 2023’ feston hapjen e ‘Karl Lagerfeld: A Line of Beauty’ dhe i siguron Institutit të Kostumeve burimin kryesor të financimit vjetor për ekspozita, botime, blerje, operacione dhe përmirësime kapitale”, ka shkruar Lipa në Instagram.

Të këshilluara

Celine Dion i rikthehet muzikës

Celine Dion është rikthyer me muzikë të re. Të enjten, këngëtarja  publikoi këngën kryesore nga kolona zanore e filmit të saj të ardhshëm, Love Again. Kënga ...

17:42

100 njerëzit më me ndikim të vitit 2023

Revista Time ka publikuar së fundmi listën e personave më me ndikim në 2023. “Nga pionierët e teknologjisë, liderët politikë dhe titanët e industrisë e deri ...

15:38

Jonah Hill, i turpëruar nga Kanye West

Jonah Hill dikur ishte një fans i madh i Kanye West dhe muzikës së tij. Aq shumë, saqë ai vendosi të fluturonte për në Wyoming në vitin 2018 vetëm për të marrë ...

15:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI