Flash

U kap me 113 mijë euro në makinë, gjykata liron nga burgu efektivin e RENEA-s Altin Morina

Lapsi.al 16 April 2023
U kap me 113 mijë euro në makinë, gjykata liron nga burgu

Gjykata ka vendosur të heqë masën e arrestit me burg ndaj efektivit të RENEA-s Altin Morina i cili u arrestuar pasi u kap me një shumë të madhe parash në makinë.

Zbutja e masës nga arrest me burg në detyrim paraqitje u bë 3 ditë më parë, pasi është pyetur biznesmeni që Morina pretendoi se i dha paratë, i cili e ka vërtetuar deklaratën e efektivit.

Kujtojmë se Altin Morina u arrestua më 14 mars në zonën e Komunës së Parisit, pasi në automjet iu gjet shumë prej 113 mijë eurosh.

Akuzat e ngritura ndaj tij nga Prokuroria fillimisht ishin “Shpërdorim Detyre”, “Pastrim parash” dhe “Fshehje të ardhurash”, ndërsa Morina deklaroi pas arrestimit se paratë i mori nga biznesmeni vetëm 30 minuta para se të arrestohej.

Të këshilluara

Aksident tragjik në Greqi, 6 të vdekur

Të paktën 6 persona humbën jetën dhe 6 të tjerë u plagosën rëndë pas përplasjes kokë më kokë të dy makinave mëngjesin e sotëm në Alexandroupoli të Greqisë. S...

15:35

ide

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI