Flash

Finalja e Big Brother tek stadiumi Air Albania? Çfarë thotë regjisori

Lapsi.al 17 April 2023
Finalja e Big Brother tek stadiumi Air Albania? Çfarë thotë

Finalja e “Big Brother VIP Albania” duket se do të rezervojë disa surpriza, të paktën sipas regjisorit të programit, Eduart Grishaj.

I ftuar në “Merre me lëng show” në Top Albania Radio, me Gent Azizin dhe Ermir Topin, Eduart Grishaj u pyet nëse janë të vërteta thashethemet sipas të cilave thuhet se finalja e BBVA do të mbahet në stadiumin Air Albania.

“Ne jemi si ato skuadrat që i marrim ndeshjet njëra pas tjetrës, nuk kalojmë direkt te finalja. Për ne është shumë e gjatë rruga deri në finale,” tha Grishaj. Shumë e gjatë? Kanë mbetur më pak se 3 javë! Më pas, shtoi:

“Finalja do të jetë e jashtëzakonshme, do të jetë fantastike. Do t’u jepet mundësia edhe njerëzve për të qenë sa më afër finales. Do të jetë diçka shumë madhështore, por do t’i marrim ndeshjet me radhë.”

Fakti që pyetet për Air Albania si vendin e realizimit të finales dhe Grishaj përmend praninë e njerëzve dhe ndeshjet, të bën të mendosh që finalja vërtet do të realizohet në stadium. Gjithsesi mbetet thjesht një aludim, deri tani.

Të këshilluara

Noizy tërheq denoncimin për Klevion

Të gjithë kemi qenë dëshmitarë të problemeve të shumta që personazhi i rrjeteve sociale Kleviol Ahmetaj ka pasur me personazhe të ndryshme, përfshirë edhe Noizy...

10:10

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI