Flash

Gruaja i kërkoi divorc dhe gjysmën e pasurisë por Hakimi nuk zotëron asgjë

Lapsi.al 17 April 2023
Gruaja i kërkoi divorc dhe gjysmën e pasurisë por Hakimi nuk

Gjatë Kupës së Botës në Katar, tifozët e futbollit patën mundësinë të shohin se sa i afërt është përfaqësuesi maroken me nënën Sadia Mut. Por, muajin e kaluar, futbollisti i Marokut, Ashraf Hakimi, u akuzua për përdhunimin e një vajze 24-vjeçare në shtëpinë e tij në Paris, kur gruaja dhe fëmijët ishin nisur për në Dubai. Kur Hiba mori vesh për akuzat, menjëherë i kërkoi divorcin.

Tashmë, revista franceze “First Mag” bëri të ditur se aktorja i ka kërkuar gjysmën e pasurisë, duke mos e ditur fillimisht që bashkëshorti i saj, nuk zotëron asgjë!

Futbollisti gjatë viteve të fundit ia ka transferuar të gjithë pasurinë nënës, kështu që gruaja nuk do mund të merrte asgjë pas divorcit.

Hakimi fiton gati një milion euro në muaj te PSG, por paga i ka shkuar direkt në llogarinë e nënës së tij. Pra, kur i duheshin paratë, ia kërkonte nënës. Të gjitha pasuritë e paluajtshme, makinat, bizhuteritë, i kanë kaluar mamasë.

Gjatë Kupës së Botës në Katar, marokeni tërhoqi shumë vëmendjen e publikut për shkak të marrëdhënies së ngushtë me nënën. Sadija ndiqte live ndeshjet e Marokut dhe Hakimi e bëri të qartë pas çdo ndeshje se nëna ishte në vend të parë. Pas fitores së madhe ndaj Portugalisë, kjo gjë e shqetësoi Hibën, e cila i shpjegoi se ajo duhet të ishte e para.

Futbollisti dhe aktorja u njohën në vitin 2018 teksa Hakimi ishte në Borussia Dortmund. Abuk (36-vjeç) është një aktore me origjinë tuniziane dhe libiane, e cila, ashtu si Hakimi, ka lindur në Madrid . Edhe para se të njihej me Hakimin, ajo ndërtoi një karrierë të suksesshme në film, ku luajti në seriale të ndryshme televizive në Spanjë. Ata u martuan në vitin 2020 dhe kanë dy fëmijë.

Të këshilluara

Kushti i Kate Middleton për Meghan Markle

Një ekspert mbretëror pretendon se Kate Middleton i vuri kushte Meghan Markle nëse do merrte pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles. "Ne të gjithë duhet të j...

14:00

Ribashkohen Justin Timberlake dhe Timbaland

Albumi i ri i Justin Timberlake është në rrugë e sipër, sipas krahut të tij të djathtë Timbaland. Producenti zbuloi në një intervistë të re me Variety se ai ...

13:50

Offset, tatuazh dedikuar reperit të ndjerë

Offset ka nderuar së fundmi shokun dhe kushëririn e tij të ndjerë, Takeoff. Të shtunën, reperi Migos zbuloi tatuazhin gjigant të një portreti të  reperit përmes...

11:58

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI