Flash

Luftime të ashpra në Sudan/ 97 të vrarë, 365 të plagosur

Lapsi.al 17 April 2023
Luftime të ashpra në Sudan/ 97 të vrarë, 365 të

Rreth 97 persona humbën jetën në përleshjet e djeshme mes ushtrisë dhe Forcave paramilitare të Mbështetjes së Shpejtë në Sudan. Kështu bën me dije në një deklaratë sot Shoqata e Mjekëve Sudanezë. Ndërkohë, në Sudan ka dhe shtetas të huaj, mes tyre raportohet për 15 grekë të bllokuar në qendër të Khartoum. 2 grekë kanë mbetur të plagosur dhe ndodhen në spital.

Të dyja palët ndërluftuese pretendojnë se kontrollojnë vendet kryesore në kryeqytetin Kartum. Ato kanë shpallur një armëpushim të përkohshëm të dielën, për të lejuar evakuimin e të plagosurve, por nuk është e qartë se sa i janë përmbajtur atij. Mjekët kanë paralajmëruar se situata në spitalet në Kartum është jashtëzakonisht e vështirë dhe se luftimet janë duke penguar personelin dhe furnizimet mjekësore të arrijnë te njerëzit e plagosur.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI