Flash

Bejko: "Belo" nuk denoncon dot një kullë oligarku

Lapsi.al 18 April 2023
Bejko: "Belo" nuk denoncon dot një kullë oligarku

Kandidati i PD-së së vulës Roland Bejko ka gjetur pikën nevralgjike të vëllait të tij armik demokarat: varësinë nga të njëjtë oligarkë që mbështesin Edi Ramën. Në një takim të vakët të hapjes së fushatës, ku binte në sy jo vetëm prezenca, por edhe fryma e Preç Zogajt, e vetmja gjë që mund të veçohej ishte kjo kritikë për konkurentin. "Belo nuk përmend dot me emër asnjë kullë betoni të oligarkëve se nuk e lejojnë bashkëpunëtorët e tyre Saliu dhe Iliri", tha Bejko.

Në fakt, në këtë fushatë i vetmi kandidat që po bën një betejë reale kundër betonizimit të qytetit është Arlind Qorri. Ai ka regjistruar një sërë videosh përpara kullave të betonit që kanë ngrënë sipërfaqen e gjelbërt të parkut të liqenit. Opozitarëve të tjerë u mungon kjo lloj kurajoje.

E bukura është se edhe vetë Roland Bejko, që në fjalimin e tij shigjetoi Këlliçin, nuk qe në gjendje të përmendte me emër gradacielën e asnjë oligarku.   

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI