Flash

Bien me 11.7 % eksportet në mars, INSTAT: Deficiti tregtar 38 miliardë lekë

Lapsi.al 18 April 2023
Bien me 11.7 % eksportet në mars, INSTAT: Deficiti tregtar 38 miliardë

Eksportet e mallrave në muajin mars të këtij viti arritën vlerën 42 miliardë lekë, duke u ulur me 11.7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më pare.

Por, referuar statistikave të publikuara sot nga INSTAT mbi tregtinë e jashtme eksportet ishin 9.8 % më të larta në krahasim me muajin shkurt.

Në uljen e eksporteve prej 11.7 %, ndikuan negativisht grupet “materiale ndërtimi dhe metale” me 8,6 pikë përqindje, “minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me 4.8 pikë përqindje dhe “produkte kimike dhe plastike” me 0.6 pikë përqindje.

Ndërkohë edhe importet e mallrave shënuan rënie. Të dhënat tregojnë se importet e mallrave arritën vlerën 81 miliardë lekë, duke u ulur me 3.7 %, në krahasim me një vit më parë dhe duke u rritur me 15.9 %, në krahasim me shkurtin 2023.

Deficiti tregtar i këtij muaji është 38 miliardë lekë, duke u rritur me 6.9 %, krahasuar me marsin 2022 dhe me 23.3 %, në krahasim me shkurtin 2023.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI