Flash

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

Imazhi i gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale fiton çmimin Sony World Photography, fotografi e refuzon

Lapsi.al 18 April 2023
Imazhi i gjeneruar nga Inteligjenca Artificiale fiton çmimin Sony World

Kohët e fundit, kufiri midis realitetit dhe trillimit është bërë më i paqartë për shkak të Inteligjencës Artificiale dhe përdorimit të saj në manipulimin e imazheve. Ndodh që fotot e papës me një Moncler të bardhë shumë elegant tejkalojnw imagjinatwn, ndodh që një foto e krijuar duke përdorur AI të fitojë një nga çmimet më autoritative të fotografisë në botë. Ndodhi në Sony World Photography Awards 2023, ku fotografi gjerman Boris Eldagsen fitoi çmimin në kategorinë "Kreative" me shkrepjen "Pseudomnesia: The Electrician". Fotografia, bardh e zi, riprodhon një stil karakteristik të viteve 1940, por nuk është një shkrepje e vërtetë, ajo është krijuar duke përdorur Inteligjencën Artificiale.

Portali online i "BBC" raporton se pasi u dekretuan fituesit, artisti gjerman falënderoi organizatën në blogun e tij që "e bëri këtë një moment historik", duke pyetur, megjithatë, nëse gjyqtarët e dinin se imazhi ishte krijuar nga 'AI dhe se për këtë arsye ai do ta kishte refuzuar çmimin, sepse arti i fotografisë dhe imazhet e krijuara nga AI nuk duhet të konkurrojnë në të njëjtën kategori.

Synimi i artistit do të ishte të krijonte një reflektim mbi imazhet, dhe pasi të refuzonte çmimin, organizata deklaroi: «Meqenëse ai tani ka vendosur të refuzojë çmimin e tij, ne kemi pezulluar aktivitetet tona me të dhe, në përputhje me dëshirat, e hoqëm nga konkursi”.

[Burimi i fotografisë: Instagram profifoto.de dhe boriseldagsen]

©LAPSI.AL

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI