Flash

Vrasja e 19-vjeçarit/ Zbulohen detaje lidhur me autorët

Lapsi.al 18 April 2023
Vrasja e 19-vjeçarit/ Zbulohen detaje lidhur me autorët

I riu Stivens Toshkezi u qëllua me thikë pas shpine gjatë natës pranë banesës së tij, pas një sherri me dy 18-vjeçarë.

Gazetari Igli Çelmeta në rubrikën “Opinion” tha se janë siguruar pamjet filmike, ku tregojnë edhe momentin ku dy adoleshentët kanë qëlluar me thikë 19-vjeçarin.

Gjithashtu gazetari Çelmeta tha se është marrë në pyetje edhe vajza, për të cilën dyshohet se ka nisur edhe sherri mes të rinjve që mori përmasa tragjike.

“Nga pamjet filmike duken dy të rinj që largohen nga zona dhe më pas largohen me automjet. Ka ndodhur në një orar ku ka pasur qarkullim, dhe shumë dëshmitarë okularë e kanë parë ngjarjen. 19-vjeçari punonte në dy turne. Janë sekuestruar të gjitha provat materiale , si kamerat e sigurisë. Dhe gjithashtu më kanë bërë me dije se është marrë në pyetje edhe vajza, Po ashtu edhe të afërm të viktimë dhe të autorëve”, tha ndër të tjera gazetari Çelmeta.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI