Flash

Ilary Blasi ironizon Francesco Totti-n: Njëri shkon, tjetri vjen

Lapsi.al 19 April 2023
Ilary Blasi ironizon Francesco Totti-n:  Njëri shkon, tjetri vjen

Ilarz Biasi shfrytëzoi ditën e djeshme rastin të bërë një referencë ironike për divorcin.

Ajo e nisi edicionin e ri të spektaklit ,"L'Isola dei Famosi" 2023 duke thënë : “Gjërat kanë ndryshuar që nga viti i kaluar, nuk ka më burrë pranë meje”, u shpreh ajo duke tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut në studio dhe në shtëpi. Për të shtuar më pas, duke qeshur: «Natyrisht që po flas për Nicola Savino. Pastaj vazhdoi: "Njëri shkon, tjetri vjen". Pas fjalisë ajo prezantoi komentatorin e ri Enrico Papi por të gjithë e kapën aludimin për ish-bashkëshortin, Francesco Totti që tani jeton me Noemi Bocchi-n dhe referimin për dashurinë e saj të re, Bastian Muller.

Ndarja mes Francesco-s dhe Ilary-t mbetet një nga më të diskutuarat. Filloi me akuza të ndërsjella, rolexe të vjedhura, këpucë dhe çanta të fshehura dhe vijoi  me mosmarrëveshjen për mbajtjen e tre fëmijëve, Cristian, Chanel dhe Isabel. Sipas asaj që raportoi Corriere della Sera, ata ranë dakort që mbështetja financiare për fëmijët të varionte nga 12 deri në 15 mijë euro. Por Biasi thuhet se ka refuzuar pas kërkon 20 mijë euro në muaj. Në lojë, është edhe vila tashmë e famshme 1400 metra katrorë  ku Ilary jeton me fëmijët . Duket se showgirl tashmë i ka ndryshuar drynin e shtëpisë, duke e penguar kështu Tottin të hyjë në shtëpinë e tij të mëparshme.

E vërtetë apo jo, një betejë e tmerrshme gjyqësore po i afrohet ish-bashkëshortëve. Seanca e dytë për ndarjen gjyqësore u zhvillua në fshehtësi të madhe në gjykatën civile të Romës ditën e fundit të marsit. E radhës duhet të rregullohet  këto ditë, por edhe një herë gjyqtari, për të shmangur turmën e gazetarëve dhe shikuesve,do të kërkojë që data të mbetet sekret./Lapsi.al

Marrë nga: Vanity Fair IT

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI