Flash

Me 23 mijë euro të padeklaruara tentoi të hynte në Shqipëri, procedohet 35-vjeçari nga Kosova

Lapsi.al 19 April 2023
Me 23 mijë euro të padeklaruara tentoi të hynte në

Procedohet penalisht një 35-vjeçar nga Kosova pasi tentoi të hynte në Shqipëri me 23 mijë euro cash të padeklaruara.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në kuadër të kontrolleve të mbështetura në analizën e riskut, me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive kufitare, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll të imtësishëm, automjetin me drejtues shtetasin G. M.

Gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet gjetën 23 000 euro të cilat shtetasi G. M. tentonte t’i fuste në vendin tonë, pa i deklaruar sipas ligjeve në fuqi.

Në përfundim të veprimeve procedurale, strukturat hetimore të DVP Kukës referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin G. M., 35 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”. Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua shuma e parave.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

Vritet biznesmeni i njohur në Shëngjin

Vrasje në Shëngjin. Mësohet se biznesmeni i njohur në këtë zonë, Ardjan Nikulaj është qëlluar me armë zjarri në një lokal. Ngjarja ndodhi pak minuta më parë. ...

13:53

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI