Flash

Prodhimi vendas në pikatë, vetëm në një muaj Shqipëria importon 10 milionë euro mish

Lapsi.al 19 April 2023
Prodhimi vendas në pikatë, vetëm në një muaj

Vendi ynë ka blerë nga jashtë kufijve afro 10.1 milionë euro mish vetëm në një muaj. Sipas të dhënave të tregtisë së Jashtme të INSTAT për muajin mars shihet se vlera e mishit të therur dhe kafshëve të gjalla të importuara regjistrohet në mbi 1.1 miliardë lekë.

Ndërsa nëse do ta analizojmë në sasi, rezulton që vetëm në muajin Mars 2023 importi i këtij produkti të arrijë në 5926 ton. Por cilat janë shtetet kryesore nga ku importojmë? Harta e shteteve nga ku Shqipëria blen mish është e njëjtë si në sasi edhe në vlerë. Por nëse do ti referohemi vlerës, rezulton se Greqia është në vendin e parë, nga ku janë importuar rreth 2 milionë euro mish i therur dhe kafshë të gjalla, në vendin e dytë renditet Brazili, ku vetëm në muajin Mars janë importuar 1.7 milionë euro produkte, e ndjekur nga Italia me 1.1 milionë euro, Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 1 milionë euro, te ndjekur nga Rumania, Hungaria dhe Kosova, në vlerë pak më të vogël.

Harta totale e shteteve nga ku importojmë këto produkt është me 30 vende, me sasi dhe vlera të ndryshme. Ndërsa eksportet shqiptare kundrejt vendeve të tjera janë në nivele shumë të ulëta pasi ende nuk janë plotësuar kriteret për tregti masive jashtë kufijve. Nga ana tjetër, edhe potencialet eksportuese janë të ulëta pasi vitet e fundit ka pasur një rënie të mbarështimit të bagëtive në vend.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI