Flash

(VIDEO) Meta vë përballë kandidatët e opozitës me ata të Ramës: A kanë krahasim?

Lapsi.al 19 April 2023
(VIDEO) Meta vë përballë kandidatët e opozitës me ata

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka krahasuar kandidatët e koalicionit “Bashkë Fitojmë” në Durrës, Elbasan dhe Tiranë me ata të listës së Partisë Socialiste.

Me anë të një statusi në rrjetet sociale, Meta shprehet se zonja në Durrës, që nuk ia di emrin as administrata, nuk mund të dalë përballë Igli Carës. Ndërsa në Elbasan, ai shprehet se kandidati socialist është një kukull që nuk mund të përballet me një personalitet si Luçiano Boçi.

“A mund të dalë ajo zonja në Durrës, që edhe administrata nuk ja di emrin, përballë Igli Carës?

A mund të dalë ai tjetri, “kukulla” në Elbasan, “Mr.Plastelina” që i thonë me të drejtë, përballë një personaliteti të një niveli kombëtar siç është Luçiano Boçi? 

A mund të dalë ai që firmos për inceneratorët që nuk ekzistojnë dhe që shqetësohet se ku do t’i gjejë paratë kryebashkiaku i ardhshëm i Tiranës, z.Belind Këlliçi për të garantuar transportin falas për 200 mijë qytetarë, që e kanë nevojë të përditshme dhe jetike këtë shërbim?

Sigurisht, që ata nuk dalin dot”, shkruan Meta.

Të këshilluara

Parashikimi i motit për sot

Vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime kthjellimesh në pjesën e parë të ditës dhe shtim g...

09:10

ide

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI