Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Del përgjigja e ADN-së në bishtin e cigares/ Gjykata ndryshon masën për Arsen Preçin

Lapsi.al 20 April 2023
Del përgjigja e ADN-së në bishtin e cigares/ Gjykata ndryshon

Gjykata e Elbasanit ka ndryshuar masën e sigurisë nga "arrest me burg per një muaj" në "burg pa afat" për Arsen Preçin, mikun e Erjon Alibej i cili akuzohet se do kryente atentatin ndaj Otit të Elbasanit pak kohë më parë. E gjithë ngjarja arriti të zbardhej me anë të ADN-së të një bishti cigareje të gjetur brenda makinës me tre kallashnikov që u gjet pas dështimit të atentatit ndaj Elton Kilës (Oti i Elbasanit).

Nga përgjigja, Arsen Preçi ka përputhshmëri të plotë me ADN-në e gjetur nga bishti i cigares së rënë në makinën e përdorur për këtë atentat. Kjo ka bërë që Gjykata e Elbasanit të ndryshoje masën e sigurisë ndaj Preçit, nga “arrest me burg për 1 muaj”, në “arrest me burg”.

Policia e Elbasanit arrestoi Arben Spahiun dhe Arsen Preçin, si të dyshuar se do të kryenin atentatin. Një çantë e gjetur në një kosh mbeturinash fundosi Spahiun, pasi brenda saj u gjetën dokumente të falsifikuara greke me fytyrën e tij, dorez, si dhe çelësi i makinës “BMW X6” të vjedhur në Shkodër.

Dyshimet e hetuesve janë se porosia për vrasjen e Otit të Elbasanit, që i shpëton për herë të katërt eliminimit, ka ardhur nga Erion Alibej nga burgu, ku qëndron i arrestuar mbi dyshimet se ka porositur vrasjet e Emiljano Ramazanit dhe Regis Runajt në vitin 2020.

Dy të arrestuarit Arben Spahiu 53 vjeç dhe Arsen Preçi 44 vjeç kanë mohuar se kishin marrë urdhër përatentatin që dështoi ndaj Elton Kilës të njohur si ‘Oti i Elbasanit’. Spahiu, sipas asaj qe raporton Report Tv ka pohuar se nuk ka dijeni për mjetin dhe armët.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI