Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Dhunoi dhe vrau të moshuarin për 300 euro, kapet në Itali shqiptari i dënuar me burgim të përjetshëm nga Greqia

Lapsi.al 20 April 2023
Dhunoi dhe vrau të moshuarin për 300 euro, kapet në Itali

Policia italiane ka vënë në pranga një 33-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Greqia prej dy vitesh.

Arrestimi i tij u bë në një banesë në Airola pasditen e të mërkurës, 19 prill.

Ngjarja për të cilën akuzohet ka ndodhur vitin 2010.

Shqiptari së bashku me bashkëpunëtorë të tjerë kreu grabitjen në dëm të një të moshuari mbi të tetëdhjetat.

Fillimisht e ka goditur egërsisht me grushte dhe me sende të mprehta dhe më pas pasi i ka lidhur duart dhe këmbët i ka shkaktuar vdekjen nga asfiksia.

Rezultati i grabitjes ishte vetëm 300 euro cash. Për këtë krim ai është dënuar nga shteti grek me burgim të përjetshëm.

Pas arrestimit, shtetasi shqiptar është mbyllur në burgun e Beneventos dhe është vënë në dispozicion të Gjykatës së Apelit, e cila do të vendosë për ekstradimin.

Të këshilluara

Kris arma në Kurbin

Të shtëna me armë raportohen në Kurbin. Në Gjormë, një person i identifikuar nga polic ia ka qëlluar me armë në fasadën e një dyqani. Ka vetëm dëme materiale. P...

19:28

Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburantit në vend. Kështu, benzina do të shitet jo më shumë se 181 lekë/litri, duke u ulur kështu me 5 lek...

18:00

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI