Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Goditi për vdekje me thikë pas shpine të riun në Tiranë, vetëdorëzohet autori

Lapsi.al 20 April 2023
Goditi për vdekje me thikë pas shpine të riun në

Vetëdorëzohet në polici autori i vrasjes me thikë të të riut Stiven Toshkesi pak ditë më parë në Tiranë. Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Aksel Hoxhaj është vetëdorëzuar sot në drejtorinë e Policisë së Tiranës. Nga të dhënat hetimore, Toshkesi dhe 18-vjeçari ishte zënë pak ditë më parë për një vajzë, ndërsa në sherr mes tyre ndërhyri dhe shoku i këtij të fundit që është arrestuar.

NJOFTIMI I POLICISE

Vetëdorëzohet autori i dyshuar i ngjarjes së ndodhur me datë 18.04.2023, ku humbi jetën shtetasi S. T. Si rezultat i presionit të kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë dhe falë negociatave të vazhdueshme me familjarët, ditën e sotme, në DVP Tiranë, është vetëdorëzuar shtetasi A. H., 18 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, më datë 18.04.2023, rreth orës 00:15, në rrugën "Skënder Sallaku", në bashkëpunim me shtetasin E. M., 18 vjeç, (arrestuar disa orë pas ngjarjes), kanë goditur me mjet prerës shtetasin S. T., 20 vjeç, i cili si pasojë ka ndërruar jetë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI