Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

I riu shqiptar dënohet për "shtëpi bari" në Britani: Kishte 20 mijë paund borxh për të shlyer

Lapsi.al 20 April 2023
I riu shqiptar dënohet për "shtëpi bari" në

Një i ri shqiptar në Britaninë e Madhe u dënua me dy vjet e gjashtë muaj burg pasi u kap në një shtëpi bari në Cardiff.

Gjysmën e dënimit do ta vuajë në paraburgim para se të lirohet me licencë për pjesën e mbetur të dënimit.

Arrestimi i tij u bë me 13 mars 2023. Oficerët e policisë bastisën 21 Afrika Gardens në Cardiff dhe arrestuan Xhulio Shehaj, 26 vjeç.

Në pronë u gjetën 206 bimë kanabisi.

Shehaj kishte mbërritur nga Shqipëria në Britaninë e Madhe në fund të vitit 2020 për shkak të problemeve të tij me borxhet dhe çështjeve të tjera që përfshinin anëtarët e familjes.

Ai u miqësua me meshkuj të tjerë shqiptarë të cilët e njohën me mundësinë e fitimit të parave përmes prodhimit të kanabisit dhe më pas u vendos në këtë pronë të veçantë.

Në gjykatë ai ka pretenduar se këtë punë e kishte të nevojshme për të shlyer borxhin 20 mijë paund.

Në seancën dëgjimore të Gjykatës së Kurorës së Kardifit, e cila u mbajt në Gjykatën e Magjistraturës Merthyr të mërkurën, u tha se ngritja e fabrikës ishte "e sofistikuar".

Gjashtë dhoma në shtëpi ishin shndërruar në "dhoma rritjeje", ndërsa kuzhina ishte shndërruar në një dhomë gjumi.

Shehaj, i cili nuk kishte vendbanim të caktuar, ishte i vetmi person i pranishëm në pronë në momentin e bastisjes.

Policia gjeti gjithashtu një çantë shpine që përmbante gjashtë shirita elastikë të përdorur për paketimin e parave cash, si dhe telefona celularë.

Telefonat janë ekzaminuar dhe pas kësaj prokuroria pranon se i pandehuri nuk kishte një rol drejtues apo kryesor në kultivimin e drogës, por gjyqtari ndërkohë tha se përkundër rolit të kufizuar të tij nuk ka asnjë provë që ai është angazhuar me presion, detyrim ose frikësim apo që nuk ishte në dijeni të veprimtarisë dhe përmasave të këtij operacioni.

Të këshilluara

Kris arma në Kurbin

Të shtëna me armë raportohen në Kurbin. Në Gjormë, një person i identifikuar nga polic ia ka qëlluar me armë në fasadën e një dyqani. Ka vetëm dëme materiale. P...

19:28

Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburantit në vend. Kështu, benzina do të shitet jo më shumë se 181 lekë/litri, duke u ulur kështu me 5 lek...

18:00

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI