Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Mister rrethanat/ Kjo është 38-vjeçarja shqiptare e vrarë në Itali

Lapsi.al 20 April 2023
Mister rrethanat/ Kjo është 38-vjeçarja shqiptare e vrarë

Dalin detaje të reja nga vrasja e 38-vjeçares shqiptare Anila Ruçi e cila u gjet e vrarë me thikë pasditen e së mërkurës në shtëpinë e saj në një provincë të Pavias në Itali. Dyshimet janë hedhur mbi bashkëjetuesin e saj Osman Bilyhu, 38 vjeç, i cili u gjet pa ndjenja në oborrin e banesës.

Gruaja që punonte si kujdestare për të moshuarit e kishte prezantuar këtë person tek fqinjët si vëllain e saj, por policia tha se nuk ka gjetur prova që ata ishin të afërm. Të njohurit thanë se mes tyre kishte pasur shpesh herë zënka.

Megjithatë ende nuk ka një akuzë ndaj 38-vjeçarit i cili ndodhet në terapi intensive pasi edhe ai kishte plagë thike në bark, gjoks dhe krahë. Ai nuk është marrë ende në pyetje për shkak të gjendjes shëndetësore dhe sepse ai nuk flet italisht.

Ishte pikërisht ai që njoftoi për ngjarjen e rëndë. Ai u shfaq në një lokal pranë banesës ku u kërkoi punonjësve dhe klientëve të njoftonin urgjencën. Më pas ai u largua drejt banesës, por humbi ndjenjat në oborr. Kur ekipi i emergjencës hyri në banesë gjetu gruan shqiptare të pajetë në divan të mbuluar me një çarçaf.

Ajo ishe goditur me thikë në fyt. 38-vjeçarja jetonte në atë banesë prej një viti e gjysmë. Verën e kaluar asaj iu bashkua edhe Bilyhu. Ai mundi të thoshte vetëm se rreth orës 5 të mëngjesit një person i panjohur hyri në banesë, por është ende e paqartë pse krimi u njoftua 12 orë më pas. Ky është një element ende për t'u verifikuar. As arma e krimit nuk është gjetur ende. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI