Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Punimet te Unaza, si devijohet trafiku në Tiranë

Lapsi.al 20 April 2023
Punimet te Unaza, si devijohet trafiku në Tiranë

Drejtimi i lëvizjes së mjeteve në anën e zonës së Astirit do të devijohen për shkak të punimeve të Unazës së Madhe. Devijimi i automjeteve do të nisë nga dita e djelë dhe do të zgjasë për 2 muaj. Me anë të një postimi në Facebook, Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se automjetet që vijnë nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, aksi kryesor, në drejtim të Astirit do të devijojnë majtas sipas sinjalistikës horizontale dhe vertikale.

Ndërsa automjetet që kanë destinacion Qendrën, Laprakën, Astirin do të marrin daljen e autostradës pa u futur në nënkalimin e Astirit. Automjetet që kanë destinacion Durrësin dhe Aeroportin do të vazhdojnë drejt përgjatë unazës Loti 3 duke vazhduar lëvizjen drejt. Automjetet që vijnë nga kryqëzimi i Astirit (rruga dytësore) në drejtim të Pallatit me Shigjeta dhe që kanë destinacion Elbasanin, do të marrin daljen për në rrugën kryesore duke vazhduar sipas sinjalistikës. Ndërkohë që automjetet që vijnë nga aksi kryesor nuk do të kenë ndryshim lëvizjeje.

Postimi i ARRSH-së:

Njoftim! Në kuadër të zbatimit të projektit në Unazën e Madhe Loti duke filluar nga dita e diel, datë 23.04.2023 ndryshon drejtimi i lëvizjes së mjeteve si më poshtë: Automjetet që vijnë nga Mbikalimi i Pallatit me Shigjeta, aksi kryesor, në drejtim të Astirit do të devijojnë majtas sipas sinjalistikës horizontale dhe vertikale. Automjetet që kanë destinacion Qendrën, Laprakën, Astirin do të marrin daljen e autostradës pa u futur në nënkalimin e Astirit. Automjetet që kanë destinacion Durrësin dhe Aeroportin do të vazhdojnë drejt përgjatë unazës Loti duke vazhduar lëvizjen drejt.

Automjetet që vijnë nga kryqëzimi i Astirit (rruga dytësore) në drejtim të Pallatit me Shigjeta dhe që kanë destinacion Elbasanin, do të marrin daljen për në rrugën kryesore duke vazhduar sipas sinjalistikës. Automjetet që vijnë nga aksi kryesor nuk do të kenë ndryshim lëvizjeje. Ky devijim do të jetë në fuqi për një periudhë dymujore. Autoriteti Rrugor Shqiptar ka marrë të gjitha masat për kufizimin e kantierit ku do të kryhen punimet, si dhe vendosjen e sinjalistikës provizore për të orientuar përdoruesit e rrugës. Kërkojmë mirëkuptimin e banorëve dhe përdoruesve të rrugës për këto ndërhyrje që po kryhen në këtë aks deri në përfundimin e plotë të këtij projekti.

Të këshilluara

Bordi ndryshon sërish çmimin e naftës

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburantit në vend. Kështu, benzina do të shitet jo më shumë se 181 lekë/litri, duke u ulur kështu me 5 lek...

18:00

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI