Flash

Identitete për 2 dollarë/ REL: Brenda tregjeve ilegale të drejtuara nga Ballkani

Të dhëna të vjedhura që mund të përdoren për mashtrime në anën tjetër të botës, shiteshin për vite në tregje të drejtuara nga persona nga Ballkani. Rastet e zbuluara në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut flasin për mijëra shitblerës dhe ndërmjetës që mundësojnë tregtinë. Sipas ekspertëve, mundësia për fitim dhe vështirësitë e ndjekjes penale e bëjnë këtë veprimtari tërheqëse, ndërsa mbyllja e një tregu nuk e ndal domosdoshmërisht tregtinë.

21:36

Angli/ Vrasja brenda shtëpisë së barit, burg përjetë dy shqiptarëve

Lapsi.al 21 April 2023
Angli/ Vrasja brenda shtëpisë së barit, burg përjetë dy

Dy shqiptarë janë dënuar me burgim të përjetshëm, pasi vranë kundërshtarin e tyre gjatë një sherri bandash për pronësinë e kanabisit me vlerë prej prej 95,000 paund në Angli.

32-vjeçari Aranit Lleshi vdiq në vendngjarje në Bristol, pas sherrit të ndodhur më 24 maj të vitit të kaluar.

Radian Lika, 35 vjeç dhe Brikel Palaj, 33 vjeç u dënuan për vrasje pas një gjyqi shtatë javor në Gjykatën e Kurorës së Bristol.

Nikola Palaj, 28 vjeç u dënua me pesë vite për vrasje nga pakujdesia për vrasjen e Lleshit.

Gjithashtu, 34-vjeçari Kastriot Mhillaj, pa adresë fikse, pranoi akuzën përpara fillimit të gjykimit.

Kanabisi po rritej në një shtëpi me qira afër skenës së vrasjes, në Bloomfield Road, Brislington.

Lleshi dhe vëllai i tij Sadik Lleshi, të dy nga Culvert Road, Tottenham, po përgatiteshin për të korrur kanabisin kur u sulmuan nga rivalët e tyre, u tha në gjykatë, sipas medias së huaj.

Banda rivale me bazë në Londër kishte shkuar të vidhte të korrat në mungesë të tyre, iu tha jurisë.

Pasi zbuluan pronën, Radian Lika dhe Brikel Palaj, shkuan me makinë në një market aty pranë dhe blenë katër thika kuzhine përpara se të ktheheshin.

Një tjetër anëtar i dyshuar i bandës, Rinush Behari 33 vjeç, nga Woolwich, u lirua nga akuza për vrasjen e Lleshit.

Vëllai i viktimës, Sadik, u lirua nga çdo përfshirje në trazirat e dhunshme që çuan në vdekjen e vëllait të tij.

Të këshilluara

Plagosen me thikë dy kushërinj në Rrëshen

Dy të rinj në Rrëshen kanë plagosur njëri-tjetrin pas një debati banal që kanë pasur mes tyre. Ngjarja ka ndodhur para pak minutave në shtëpinë e njërit prej...

11:52

ide

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI